Aktualitet, Kryesore

Rrëmbehet gazetarja e RTSH në mes të kryeqytetit? Reagon Zaganjori

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është rrëmbyer në Prishtinë.

Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës thotë se është rrëmbyer një person, në makinën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).



“Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.

Në të njëjtin raport, siguruar nga Insajderi, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një makinë, e cila besohet që i takon personit të rrëmbyer. Brenda kësaj makine, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së.

“Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Zaganjori ka thënë se RTSH-ja nuk posedon informacion që një gazetare e tyre është rrëmbyer dje në kryeqytetin e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është kidnapuar të hënën në Prishtinë”, ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas