KMR, Kryesore

Rregullat bazë/ Çfarë duhet të keni parasysh për dekorimin e shtëpisë…

Keni blerë shtëpi të re, apo po mendoni të rimodeloni shtëpinë që keni? Fillimisht duhet të njiheni me rregullat kryesore për dekorimin e shtëpisë.

Të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të rehatshme. Që të ndiheni rehat dhe ngrohtë në shtëpinë tuaj, duhet ta modeloni atë në mënyrë që të përshtatet me stilin tuaj, pavarësisht nëse keni vendosur të këshilloheni me një arkitekte.



Ju duhet të merrni parasysh dëshirat tuaja, dhe të vendosni në shtëpi objektet që ju bëjnë të ndiheni sa më rehat.

Ja disa nga hapat që ndiqen për dekorimin e shtëpisë:

Image

Jini praktikë

Dyshemeja e apartamentit është një hollësi shumë e rëndësishme. Ajo duhet zgjedhur e tillë që të mos shqetësojë fqinjët që banojnë poshtë jush. Gjithashtu, duhet bërë izolimi i mureve, si dhe vendosja e dyerve të përshtatshme, në mënyrë që të mos hyjë era.

Image

Krijoni hapësirën e duhur

Hapësira e duhur lejon qarkullimin e ajrit në shtëpinë tuaj. Më shumë kujdes në vendosjen e mobilieve.

Image

Luani me ndriçimin

Ndriçimi i shtëpisë gjithmonë bëhet në përputhje me ndriçimin natyral që reflektohet në shtëpi. Mund të përdorni dritat e ngrohta dhe ato më intime në kuzhinë apo sallon, dhe dritat më të ftohta në korridor për të nxjerrë më në pah pikturat apo elementët e tjerë nëpër mure.

Image

Krijoni një ambient të rehatshëm

Mjedisi ku jetoni duhet të mobilohet dhe dekorohet me kujdes, në mënyrë që jo vetëm ju, por edhe të afërmit apo të ftuarit tuaj, të ndihen rehat. Kolltukët apo divanet në sallon duhet të vendosen në mënyrë rrethore për t’u dukur më bukur. Pjesë e rëndësishme janë edhe lulet që sjellin freski apo mobilet e këndshme. Ngjyrat e mureve dhe tapeteve duhet të jenë të ngrohta. Mundohuni të krijoni një ambient plot dritë pasi ajo ju bën më optimistë dhe sigurisht ju jep një energji pozitive gjatë ditës.

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas