Kryesore, Mapo Format

Rrëfimi i sinqertë i Maks Velos në Shkollën Verore të UET: Ja pse i rezistova burgut të Spaçit

Shkolla verore 2018, e organizuar nga UET dhe World Vision Albania and Kosovo, edhe këtë vit ka patur një të ftuar mjaft interesant për të zhvilluar në formën e bashkëbisedimit një intervistë me gjimnazistët. Maks Velo, një personazh multidimensional, pjesë e pandashme e jetës publike shqiptare dhe kontribues i rëndësishëm në shumë fusha të tilla si arti, letërsia, arkitektura etj, ndau me gjimnazistët e pranishëm, historinë dhe këndvështrimet e tij për shumë tematika.
Një bashkëbisedim në të cilin protagonisti foli “pa dorashka” dhe dha mesazhe të drejtëpërdrejta për shumëçka.
“Ku qëndron problemi me ne shqiptarët? Janë dy gjëra. Ne kemi frikë  nga varfëria e kaluar. Ne e kemi frikë historike. E tërë kjo pamje është teatër. Do shkatërrohen kombet në se vazhdohet kështu. Teatri qëndron në  faktin se bëjmë sikur punojmë, sikur lodhemi, sikur jemi të  ndershëm”, tha Velo.
Krahas këndvështrimeve të tij mbi realitetin shqiptar, Maks Velo ka rrëfyer ndër të tjera arsyet që e kanë motivuar të qëndrojë i fortë përballë shumë  ngjarjesh në  jetën e tij, si burgu politik në  kampet më  të  egra të  diktaturës.
“Burgu i Spaçit ishte vërtëtë i ashpër dhe i vështirë. Pse rezistova unë? Sepse kam kaluar fëmijëri të  lumtur. Unë po punoj akoma në  këtë  moshë  sepse nuk e di sa do jetë, por e bëj  për njerëzit e tjerë. Kjo është  mënyra ime për t’ua kthyer, se unë jam i aftë  dhe lë  diçka për njerëzit!”
Energjik dhe i apasionuar edhe në moshën 83-vjeçare, Velo ndau me gjimnazistët një mesazh shumë të rëndësishëm.
“Mjafton të  jesh vetja, nuk ka rëndësi se ku.  Në se doni të jeni të mire, do rrezatoni kudo. Nëse do të jesh i veçantë, bëhesh i veçantë. Njeriu i veçantë ndryshon nga ai konfomist nga detyra që i vetes”, tha Velo.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas