Aktualitet, Kryesore

Rrëfimi i gazetarit Jetmir Olldashi: Doja të shkoja sërish në Vlorë, por…

Gazetari Jetmir Olldashi, i cili intervistoi dëshmitarin X, Albert Veliu, të audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, në “Të Paekspozuarit” i dha përgjigje pyetjeve, pse u ndodh në Vlorë? Pse e dorëzoi përgjimin te Partia Demokratike? Por jo vetëm…

Pse u ndodhët në Vlorë?



Jetmir Olldashi: Kam udhëtuar drejt Vlorës pas një sinjalizimi që kisha për trafik kanabisi. Sipas burimeve të mia në këtë trafik ishin përfshirë shumë personazhe publik dhe të afërm të tyre. Shkova në lokalin e Agron Xhafajt, por ai nuk ishte në lokal. Edhe trafikantët që ne takuam, kishin përshtypjen që burimi kishte njohje me ta. Më pas ishte një tentativë për të zbuluar burimin e kanabisit.

Kush e ka bërë regjistrimin?

Jetmir Olldashi: Unë e kam bërë publike. I kam dhënë mjetin përgjues Albert Veliut. Ai është ngjitur në lokal dhe ka biseduar. Unë nuk u ngjita sërish sepse mendoja se isha i rrezikuar.

Pse ka lindur një kontradita mes deklaratës suaj dhe dëshmitarit X?

Jetmir Olldashi: Unë e kam pyetur atë se kush e ka bërë përgjimin. E bëra këtë që ta pranonte. Nëse ndjek intervistën, e kupton që ai kishte bërë një motiv të tillë. Nuk kishte arsye pse ta mohonte atë që kishte bërë.

Pse e dorëzove në PD?

Jetmir Olldashi: Ishte një material, të cilin e mbajta disa muaj. Në momentin që isha pa punë, nuk kisha mundësi ta transmetoja dhe burimi u zhduk fare nga qarkullimi.

Nëse kjo del e pavërtetë?

Jetmir Olldashi: Nuk ka si të dalë e pavërtetë. Mua më kanë thënë që e ka bërë Saimir Tahiri, Ambasada Amerikane e të tjera. Por si mund të bënte një shërbim i huaj një punë me cilësi kaq të dobët.

Pse e dorëzove në një parti politike?

Jetmir Olldashi: E dorëzova dhe nuk doja të kisha më punë me këtë material.

Më tej, ai tregon se donte të shkonte sërish në Vlorë,por ndjehej i kërcënuar. “Doja të shkoja sërish në Vlorë për ta mbyllur këtë investigim, por edhe miqtë më kanë këshilluar të mos shkoja pasi më rrezikohej koka”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas