Mapo Letrare

Rrëfimi i ëndrrave të këqija, në një kafe me Sallabandën

Armand-SallabandaBotim i UET-Press “All nightmares cafè” e sjell fotografin Armand Sallbanda në një dimension të ri, atë të gazetarit

 



Rrëfimi i fëmijërisë është ndonjëherë rrëfimi i jetës, me kujtimet, ëndrrat e dëshirat dhe me makthet e saj. Është gati ideale vendosja e një njeriu përballë një rrëfimi të tillë që të kujton divanin e Frojdit, por fotografi i njohur këtë herë në rolin e gazetarit, Armand Sallabanda, ka arritur tia dalë mbanë me personazhet e tij duke marrë rrëfime të tilla krejtësisht unike.

Libri“All nightmares cafè”, botim i UET-press sjell jetët e rrëfyera nga 19 protagonistë, të cilët Sallabanda i ka intervistuar në emisionin radiofonik që e drejtonte vetë, nga ku ka marrë emrin edhe ky libër . Dhe personazhet janë aq të ndryshëm dhe të ngjashëm me njëri-tjetrin. Një gazetar, një filozof, një histori, një ministre, një piktor, një aktore, një prezantuese, një dijetar, në çift balerinësh, një reporter lufte, apo një princeshë, tregojnë jetët e tyre si një regjisor që sheh nga jashtë apo nga lart një skenë të caktuar. Jetë normale të jetuara, kristale të mrekullueshme kujtimesh fëmijërie, pasionesh, frikërash, ëndrrash…Në një intervistë për gazetën Mapo, Sallabanda flet mbi idenë për të shkruar këtë libër, për këtë “kafe” virtuale të krijuar nga ai, ku personazhet rrëfehen në çiltërsinë më të mundshme.

-Një libër me intervista. Pse vendose t’i prezantoje publikut një dimension tjetër tëndin, përpos atij të artistit  vizual , me një libër me intervista?

Në fakt në thelb qëndron një lloj kurreshtjeje, që ka të beje me ate që jemi dhe jo ate që bejme. Sic synon të jete ajo “kafja e endrrave të keqija”. Mbase tentoj të percjell pikerisht kete, ne publik dua të them. Me pelqente ideja e një meihaneje ne mes të asgjese. Asgjekundi.

-E kishe menduar qëkurse bëje emisionin “All nightmares cafe” në radio se një ditë, do i sillje të botuara në një libër?

Jo nuk e kisha menduar. Por nga fundi i sezonit gjërat u bënë vërtet interesante, më shumë seç mendoja. E duke qenë se kisha një publik të selektuar, mendova që mbase versioni libër mund të ishte më i dobishëm për ata që nuk e kanë ndjekur apo dhe ata fanatikët që duan ti rikujtojnë disa momente të bukura. Dhe në momentin më të përshtatshëm për ta.

-Sigurisht  që intervistat e tua nuk janë ato klishetë, ti e fut personazhin në një gjendje, bëhesh psikologu me apo padashur, pa u shfaqur si i tillë,  i krijon  afrimitetin për të zbërthyer një jetë, një jetë të rrëfyer në zërin e radios, në intimitetin që të krijon një dhomë e vogël, e errët.  Çfarë të kanë besuar  në rrëfimet e tyre personazhet e tu?  Sa ndryshojnë rrëfimet e tyre nga audio, në letër? Çfarë pune ekstra të është dashur të bësh për ta sjellë atë tablonë  me të cilën ti kishe ndërtuar emisionin, në një libër?

-Them se kanë treguar një ide që ata kanë për boten. Nga femijeria e deri të vdekja. Pyeti për kete të fundit dhe do të te tregojne (padashur) cfare mendojne për jeten. Rezultati dhe qellimi ne fund është të kuptojme kush jemi, pak rendesi ka cfare funksioni kemi apo profesioni ushtrojme ne kete jete. Thelbi mbetet i pandryshueshem. Kujtimet e mira, apo ato të keqija, jane prap aty, ne thelb ne nuk ndryshojme. Natyrisht që ka një ndryshim nga verioni audio. Sepse kushe e ka degjuar “live” ka qene ne vet të pare i pranishem ne kete kafen e endrrave të keqija. Sepse atmosfera që pikerisht ajo e një birrarie të rendomte. Magjine e një pijetoreje të thjeshte. Pjesa ekstra ka qene pikerisht teletransportimi i personazheve ne një vend të tille. Me të gjitha detajet e mundshme për ti zhvendosur nga reaiteti dhe mbi të gjitha për ti vene ne kushtet e një komoditeti rastesor. Duhet ta harronin që bisedat po beheshin live. Muzika, pijet. të gjitha detaje të nevojshme për të ndertuar një pallat të memories, me apartamentet e veta, dhomat e sirtret imagjinare.

19 personazhe sa të ndryshëm ndoshta edhe të ngjashëm në rrëfime, çfarë i largon, çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon personazhet e intervistuar prej teje?  Cili ka qenë rrëfimi që të ka lënë impakt?  Ai që do doje ta intervistoje edhe njëherë? Po ai që nuk munde ta intervistoje për ta pasur në një libër?  Ndonjë peng?

Ne keto rrefime ka personazhe që të rrotullojne sintaksa për 20 rreshta me një virtuozitet “alla Proust”, por dhe pergjigje me konçize, si për të fshehur diçka. Ketu i mbetet lexuesit për të bere diferencen, qofte dhe duke lexuar neper rreshta ate që thuhet dhe ate që nenkuptohet. Nese ne menyren e të rrefyerit ata jane ndryshe, ne thelb, qendron një bosht i perbashket. Mrekullia e të jetuarit me personazhet pozitive dhe negative. Dhe sic ndodh ne një roman të Kaëabata-s, nuk ka një finale, nuk ka një moral. Pjeseza jete të jetuar dhe kaq. Ne kete pike nuk mund të veçoj askend. Mendoj që të gjithe do kishin ende shume për të rrefyer apo treguar, dhe natyrisht që kurioziteti është e vetmja kostante që do me shtynte ti intervistoja të gjithe serish. Sa për pengje, e kush nuk ka? (qesh) Po ky mund të jete dhe sfondi i duhur për një seri të dyte me personazhe të tjere.

-Je ndalur të fëmijëria e secilit prej personazheve. Mendon se është themeli i strukturimit të personalitetit të mëpasshëm.  Cila ka qenë filozofia apo shtylla e intervistave të tua? Çfarë ke dashur të arrish dhe a e ke arritur?

Mendoj se femijeria është themeli i strukturimit të personalit të një njeriu. Ndaj i kam kushtuar një vemendje të veçante. Filozofia e intervistave ka qene pikerisht mbledhja e grimcave të vogla, ne dukje të parendesishme për të arritur e për të kuptuar gjerat që kane me shume rendesi. Nuk e mohoj që kam pasur një strategji ne koke (qesh). Kam synuar ti bej me emotive të ftuarit. është një rruge e mire për ti bere me të sinqerte. Apo me të predispozuar për të treguar dicka ne që kushte të tjera nuk do e benin. Nese ia kam arritur kete smund ta them. Ama mund të them që ishte një eksperiencë e veçantë dhe shumë interesante.

-Çfarë efekti ka sjellë libri tek personazhet që ke intervistuar?  Si u është dukur?

(qesh) Shumica e kanë lexuar me një frymë dhe kjo kuptohet. Mund të them që ndonjëri ka “kafshuar buzën” por në fund mbetet shija e mirë e një rrëfimi dinjitoz. Dhe kjo shkon përtej çdo morali.

-Të mungon radioja? Do arrije t’i realizoje në formën që i ke  realizuar intervistat nëse nuk do të ishin bërë në radio? A ka qenë ndihmesë për ty atmosfera e krijuar aty?

Këto janë intervista të rrëfyera me zë, pra personazhet nuk kishin shumë kohë për ti menduar përgjigjet më parë apo ti shkruanin, si për të qenë me “politically correct”. Kali im i betejës qe pikërisht atmosfera e krijuar nga gjërat që ata dëgjonin në kufje. Dhe në këtë sens radioja qe vendi ideal sepse njerëzit janë më rehat kur nuk kanë kamera apo publik përpara. Nëpërmjet shqisës së dëgjimit ai “sygjestionimi” ishte një element që depërtonte menjëherë në pjesën emotive të tyre.

-Të është dukur vetja  pak psikolog?  Ti thua se i ngjan një banakieri në    një kafene të çuditshme ku njerëzit rrëfehen me sinqeritet krejt spontanisht. Ty vetë të ka ndodhur t’i rrëfehesh ndonjë banakieri mbi jetën tënde?  A ka pasur ndonjë personazh që ka zbuluar për herë të parë diçka nga jeta e tij në studion tënde?

Nuk kam dashur kurresesi të dukesha një psikolog, doja të isha pikërisht një banakier i vëmendshëm, të bëhesha dhe të sillesha si i tillë. Duke i lënë të lirë të ftuarit të endeshin ku të donin. Para një psikologu do kishin qenë të ndrydhur dhe do duhej më shumë kohë. Duhej shpikur një figure, që në dukje, të mos kishte aftësitë për të gjykuar apo moralizuar, duhej dikush që të dëgjonte dhe kaq. Kam ndërhyrë aty ku doja të zgjeroja një temë të caktuar që më interesonte. Natyrisht që nga intervistat s’kam shpëtuar as unë, mendoj se kam rënë dhe unë në “grackën” e kafes së ëndrrave të keqija (qesh). Çdo mëngjes e bëj nga pak me banakierin e kafes së lagjes nga pak. Dhe gjithnjë gjej të njëjtat levizje të kokës nga banakieri. Ajo figura që ka batutën gati dhe kur ti je lunatik që në mëngjes.

-Një intervistë për ty është e ngjashme me një fotografi?

Nëse mendoj që të dyja kanë në thelb atë kuriozitetin e famshëm, Po. Gjuha e trupit ka një artikulim ndryshe nga fjalët, ama është më e vërtetë se këto të fundit. Me kalimin e kohës mësojmë të leoxjme dhe këtë gjuhën tjetër. Sepse shpesh fjalët nuk thonë shumë.

 

-Fotografia, puna në radio dhe të shkruarit. Është ky triptik plotësimi i dimensionit tënd?  Ti ke pasur një rubrikë në revistën MAPO  me ese të shkurtra ku e ke shpalosur edhe talentin e të shkruarit për publikun, por çfarë vjen pas këtij libri?

Po mendoj të bëj një përmbledhje të atyre shkrimeve në një libër dhe me pas të filloj punën për romanin tim të parë. Do kem dhe angazhime të tjera publike që pasojnë shumë shpejt. Por që do ndryshojnë atë që bëj dhe jo atë që jam (qesh).

-A do të vijë një tjetër në letërsi artistike ? Ku është zhanri në të cilin kërkon të shprehesh më shumë dhe mendon se ke për të thënë dhe për të dhënë?

Per mua është ende një terren i pashkelur. All nightmares café është një “eksperiment” i arrire, por shkrimi artistik mendoj që do jete prova e rradhes. Ne kete pikepamje jam ende duke shijuar shijen e mrekullueshme të “heres se pare” (qesh).

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas