Sport

Rrëfim shokues i ish-lojtarit të Liverpulit: Kam vrarë një njeri përpara se të bëhesha futbollist

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

Bruce Grobbelaar ka qenë portieri i periudhës së artë të klubit anglez, me të cilin fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984). Afrikano-jugori, i cili ishte heroi i finales së madhe kundër Romës, zbulon se u detyruar që të luftonte në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën sportive.



Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.

Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas