Sport

Rrëfehet Zidan: Benzema shumë i rëndësishëm, ndërsa Ramos dhe Ronaldo…

Zinedin Zidan është rikthyer të flasë për kohët kur ka qenë trajner i skuadrës së Realit të Madridit. Tekniku francez arriti të fitonte gjithçka me skuadrën madrilene në një hark kohor prej 2 vitesh e gjysmë. Ai ka dhënë një intervistë ku tregon se cfarë do të thotë të jesh trajneri i Realit si dhe flet për lojtarët si Ronaldo e Benzema. Ai është shprehur se: “Këtu duhet të fitosh çdo gjë dhe të caktosh një nivel loje”.

Tre Champions-it radhazi:



“Të tre ishin fantastikë, të gjithë ishin të veçantë për arsye të ndryshme. I pari dallohet për shkak se e kisha “sefte” si trajner. I dyti ishte simbolik dhe intensiv, kundër Juventusit, sepse patëm një performancë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë të finales. I treti përmbylli tri sezonet e mia si trajner i Real Madridit”.

 Kritikat ndaj Benzema:

“Karim ishte i rëndësishëm për të balancuar sulmin në drejtim të asaj se si e donin Realin në fazën ofensive. Ai na ndihmonte për të zbatuar lojën tonë poseduese. I ka ndihmuar shumë shokët e tij, është vënë në dispozicion të grupit dhe është një lojtar i vërtetë për ekipin”.

 Sergio Ramos dhe CR7, liderët:

“Të dy janë lojtarë me shumë energji dhe ndikim brenda ekipit. Sergio Ramos është një lider i natyrshëm dhe ka një prani të madhe në dhomën e zhveshjes. Edhe Cristiano Ronaldo është një lider në këtë fushë, që i frymëzon shokët e tij. Ata e plotësonin mjaft mirë njëri-tjetrin”.

A ka një ndryshim të kërkesës në kampionat nga Champions:

“Për mua nuk ka asnjë ndryshim. Gjithmonë e kam përgatitur çdo lojë me të njëjtin nivel të përfshirjes, në çdo rast. Kur je trajner i Real Madridit duhet të fitosh gjithçka, duke mbajtur një nivel të caktuar të lojës. Kjo është filozofia ime”.

 Çelësi i suksesit:

“Unë gjithmonë qëndrova besnik ndaj filozofisë së futbollit, që e transmetova te lojtarët e mi, pavarësisht se kush ishin kundërshtarët tanë”.

 Momente të këqija:

“Kurrë nuk kam pasur përshtypjen se ekipi është në panik. Kur punoni me lojtarë me cilësi të lartë, ata dinë të menaxhojnë ato periudha të lojërave, kur nuk luani mirë dhe kthehesh shpejt në gjendje normale.

E njëjta njëmbëdhjetëshe në finalen e Kievit dhe Kardifit: Nuk ka dyshim rreth kësaj, eksperienca gjithmonë bën diferencën në kompeticionet kryesore, dhe është më e lehtë për lojtarët që të hedhin një hap më tutje.

Çfarë ke mësuar nga tre Champions-et e njëpasnjëshme? Kur punon me lojtarë të talentuar dhe me pak eksperiencë, gjëja më e rëndësishme është të jesh i qetë, kjo ishte ajo që kisha nevojë kur kam qenë lojtar, kështu që kjo është qasja që unë dua të adaptoj si trajner.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas