Kronika

Rrëfehet shoferi i ‘Toyota-ve’ me para: Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë

Unë kisha vetëm një muaj që kisha filluar punë në kompaninë që drejtohej nga Edi Lika”. Kështu ka deklaruar në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë shoferi i kamionit Agim Çeka, i cili transportoi dy automjetet “Toyota” ku u gjendën 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit. Sipas “Balkanweb”, Çeka ka thënë se porositës i mallit ishte Alfred Vladi, ndërsa ka treguar edhe itinerarin e udhëtimit që nga nisja nga Shqipëria. “U kontaktova për të marrë mjetet në Belgjikë. Në datë 13 jemi nisur nga Tirana në rrugë tokësore, nëpërmjet Malit të Zi për të shkuar në Belgjikë. Kur shkuam atje u kontaktuam nga një prej kushërinjve Vladi që na tha për makinat. Ngarkuam “Toyotat” dhe u nisëm drejt Italisë. Ishte hera e tretë që vinim të ngarkuar me makina. Një natë para se të niseshin, u kontaktuam nga Edi Lika që na tha të niseshin nga Bari dhe jo Ankona si gjithmonë. Në Portin e Durrësit porositës i mallit ishte Alfred Vladi”, ka deklaruar Agim Çeka. Gjykata ka vendosur që ai dhe tre personat e tjerë të akuzuar për kontrabandën e 3.4 milionë eurove të qëndrojnë në burg, ndërsa çështja i kalon Krimeve të Rënda. E gjithë seanca e është zhvilluar pa praninë e mediave, të cilat janë lejuar vetëm 5 minuta në nisje.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas