ShowBiz

Rrëfehet një prej sekssimboleve të Turqisë: Ish-bashkëshorti la shtatzënë shoqen e ngushtë

Deklarata të habitshme vijnë nga një prej aktoreve veterane turke. Ahu Tugba, një prej emrave më të paharruar të kinematografisë turke, hapi ‘zemrën’ në një intervistë që dha për gazetën “Posta”.

Tashmë në moshën 62-vjeçare, ajo shmangu pyetjen sa herë ishte martuar në jetë duke thënë se “nuk i kujtohej”, por shtoi se në të gjitha martesat ishte tradhtuar.



Më tej ajo tha se nga ish-bashkëshortët e saj kishte edhe nga ata që kishin fjetur me shoqet e saj në ngushta dhe me punonjëset e shtëpisë. “Ka nga ata që kanë lënë shtatzënë edhe shoqet e mia të ngushta”, tha ajo.

E lindur në një familje të pasur të Stambollit, Tugba nisi karrierën e saj kinematografike në vitin 1974. Ajo ishte një prej sekssimboleve të Turqisë dhe është martuar 5 herë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas