Kronika, Kryesore

Rrëfehet kushëriri: Shkova me Annën se më erdhi keq ta lija vetëm, ajo dehej dhe pastaj…

31- vjeçarja Anna Malaj bashkë me kushëririn e saj, Emiljano Grëmbi, u paraqitën në Gjykatën e Fierit në orët e paradites te se merkures dhe pranuan të dy grabitjen e karburantit ne Levan pak dite me pare. Në fund të seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi masën e arrestit me burg, me akuzën “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë.

Emiljano, djali i tezes së saj, i cili ishte bashkëpunëtor në vjedhjen dhe në dy tentativat e tjera ka folur me pak ne gjykate se Anna. Ai dëshmoi se i ka shkuar pas kushërirës së tij, pasi i kishte ardhur keq që ta linte vetëm.



“U detyrova të shkoja me të sepse më erdhi keq ta lija vetëm. Ajo pinte alkool që të dehej para se të grabisnim, pasi kështu ishte më e çlirët për të vepruar. Pasi dehej, niseshim për të bërë grabitjet. Armën e kishte Anna, unë thjesht e kam përkrahur në nismën e saj”, mësohet të ketë thënë 22-vjeçari, raporton Panorama.

Ai ka mohuar që të kishte marrë diçka nga shuma e grabitur. Sipas tij, të gjithë këtë shumë e ka marrë kushërira e tij. Pasi i ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka dhënë masën e vlerësimit “burg pa afat” për të dy autorët, duke mos marrë në konsideratë as lutjet e 31- jeçares për ta lënë të lirë, pasi dy të miturit e saj kishin nevojë për prezencën e nënës. Sipas Policisë, pas verifikimit të kryer, rezultoi se arma e përdorur në krim nga ana e 31-vjeçares i përkiste babait të saj. Ky i fundit e kishte me leje dhe e kishte fshehur në banesën e tij në Mallakastër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas