ShowBiz

Rrëfehet këngëtarja e njohur: Kam fjetur me gra eskortë, ndihesha vetëm

“Ndihesha e vetmuar dhe kam fjetur me disa prostituta gjatë një turi”. Ka qenë ky rrëfimi shokues i këngëtares Lily Allen e cila ka treguar para ndjekësve të saj në Instagram se ka fjetur me gra eskortë gjatë turneut të saj në 2014- ën, pas lançimit të albumit Sheezus.

Ajo ka treguar se ka qenë një periudhë krize kur ajo dhe bashkëshorti i saj Sam Cooper kishin shumë probeme. Pask pak kohësh martesa e tyre përfundoi në divorc.



Në fund të këtij muaji, artistja do të hedhë në treg librin e saj autobiografik ”My Thoughts Exactly’’, ku do të flasë rreth periudhës së vështirë nëpër të cilën iu desh të kalonte dikur.

Ndonëse botimi do të mundësohet më 20 shtator, informacioni ka rrjedhur shumë më herët, ndaj Lily është detyruar të shkruajë:
“Kam fjetur me gra të eskortës gjatë turneut pasi ndihesha vetëm, e humbur dhe në kërkim të diçkaje të re. Nuk jam krenare, nuk më vjen as turp. Nuk e bëj më (këtë gjë).’’

Kjo nuk është hera e parë që artistja flet hapur rreth problemeve të saj. Në maj Allen deklaroi se kishte tradhtuar të shoqin dhe nuk kishte mundur të fitonte asnjë qindarkë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas