ShowBiz

Rozana Radi tregon për marrëdhënien e ngushtë me Fiori Dardhën

Prej disa kohësh Fiori Dardha dhe Rozana Radi janë bërë pjesë e pandarë e ekranit të shqiptarëve.

Vajzat janë bërë bashkë për të prezantuar emisionin investigativ “Boom” dhe duket se po ja dalin më së miri.



Çelësi i suksesit të bashkëpunimit qëndron tek marrëdhënia e mirë mes tyre, të cilën nuk ngurojnë ta tregojnë as në publik.

Së fundmi teksa u pyet nga fansat lidhur me raportin që ka me Fiorin, Rozana tregoi se pavarësisht çdo vështirësie dhe barrierë që ju është dashur të kalojnë ato janë përsëri bashkë dhe kjo është më e rëndësishmja.

“Sigurisht që e dua shumë Fiori Dardhën. Kemi një jetë që njihemi. Ne nuk bëjmë miq në moshë të vjetër. Pra, çdo humbje është e pariparueshme. Në çdo furtunë që ka kaluar miqësia jonë ja tek jemi sërish bashkë me këmbë në tokë”,- shkruan Rozana.

E pyetur nëse do të zëvendësonte Fiorin me dikë tjetër, këngëtarja tregoi se ajo është në emision vetëm për shkak të kimisë që ka me të, kështu që nuk do të donte ta zëvendësonte me asnjë.

Kujtojmë se rreth një vit më parë vajzat u përfolën për krisje të marrëdhënies së tyre, pasi Rozana nuk ishte prezente në dasmën e Fiorit.

Por këto postime tregojnë se miqësia e vjetër e tyre është më e afërt se kurrë

Image

Image

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas