Kryesore, Sport

“Ronaldo qau si një fëmijë kopshti pas një zënke”

Tifozët e Juventusit janë revoltuar me vendimin për të nxjerrë me karton të kuq yllin e tyre, Ronaldon, në ndeshjen ndaj Valencias. Por media e madhe gjermane, Bild, shkruan se sjellja e Ronaldos ishte si e një fëmije kopshti

Premiera e Juves në Ligën e Kampioneve ndaj Valencias, fituar 2 me 0, ishte për të shkulur flokët për Kristiano Ronaldon.



Në ndeshjen e 154-të në klasën superiore, superstari 33-vjeçar doli me të kuqe nga fusha. Pas 29 minutash, 17 kontaktesh me topin dhe dy goditjeve, mbrëmja mbaroi për të.

Arsyeja: Pas një dueli me kundërshtarin Murillo, ai bie dhe Ronaldo e kap për flokësh, duke ia shkulur. Për shkak se arbitri Bryh tregoi të kuqen, fansat e Valencias nisën të festojnë, kurse Ronaldo nisi të qante si një fëmijë kopshti pas një zënke.

Motra e Ronaldos, Katia Aveiro është e tronditur dhe shan në Instagram: “Duan të më shkatërrojnë vëllain, por Zoti nuk fle kurrë, ata do paguajnë për këta lotë”.

Pastaj një akuzë për arbitrimin: “Turpi i futbollit, drejtësia do të vijë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas