Sport

Ronaldo kalon tek Juventusi, Braçe: Mbetem tifoz i Messit

Pas zyrtarizimit të Cristiano Ronaldos si futbollist i skuadrës së Juventusit, ka reaguar deputeti i PS-së Erion Braçe.

Me anë të një postimi në Instagram, Braçe shkruan se transferimi i “CR7” është një blerje e madhe por duhet parë se si do të funksionojë ekipi. Por edhe pse është portugezi ai që kaloi tek Juventus  deputeti socialist shkruan se pavarësisht të gjithave mbetet tifoz i Messit.



Deputeti i PS-së, Erion Braçe, është i njohur për mbështetjen që i jep në rrjetet sociale skuadrave të tija të zemrës: Partizanit dhe Juventusit.

Postimi i plotë:

 

CRJ! #Juve ben goditjen e madhe; Te shekullit thone ne Itali! Tani qe u krye, po them cfare mendoj; Pa asnje diskutim, #Cristiano eshte nje nga dy futbollistet me te mire ne bote sot. #Juve ka bere nje blerje te mire nga pikpamja sportive, i ka shtuar ekipit nje super kampion, golashenues spektakolar, madje provuar si i tille ne Torino. Por qe kjo te ndodhe me #Juventus, duhet provuar. #Juve duhet te ekuilibroje menjehere ekipin, te krijoje grupin pas levizjeve te shumta, te balancoje egot gervishtur edhe nga numrat ekonomike te frikshem; Paga me e larte deri tani ne ekip ishte 7 MLN € ne sezon, nderkohe prej sot krijohet nje diference e stermadhe me pagen 30 MLN € ne sezon! Shqip, #Juve duhet te ruaj ekipin, ate ekip qe fitoi 3-0 ne Madrid, me Ronaldon kundershtar; Ajo eshte fryma! Ne ane tjeter, #Juve ka blere edhe “biznesin” #Criatiano. Tamam ate qe Florentino Perez nuk donte kursesi ta leshonte. #Criatiano eshte i tille, Bursa deshmon me se miri kete. Bursa, thjesht me lajmin-jo me kontraten, rriti #Juven me mbi 160 MLN € ne vetem tre dite, deshmon qarte per biznesin qe Anjelet kane bere e kane blere. Ne fakt eshte ne natyren e tyre! Nuk mund te ishte ndryshe! Si perfundim nje blerje e madhe, ne planin sportiv dhe ate ekonomik. Por mua me duhet ekipi. VO: Pa asnje diskutim une jam tifoz i #Juve por mbetem tifoz i Messit. #Juve #CristianoRonaldoBardheZi #BlerjaeShekullit #TaniUrgjentEkipi #ForcaeJuveEkipi #FinoallaFine ⬜⬛◻◼◽◾▫▪⚪⚫🔲🔘🔳🏆⚽🇮🇹

A post shared by Erjon Brace (@erionbrace) on

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas