Sport

Ronaldo kaloi te Juventusi, punëtorët e FIAT në grevë

Juventusi ka arritur të bëj transferimin e shekullit në ditën e djeshme, teksa ka mbyllur marrëveshjen me Kristiano Ronaldon.

Ylli portugez do të jetë pjesë e bardhezinjve, falë 105 milionë eurove të derdhura në arkat e klubit madrilenë, shumë kjo e cila do të paguhet nga kompania partnere e Juventusit, Exor.



Kjo e fundit ka në pronësi Fiat dhe Ferrari, ndërsa sipas asaj që raporton “Marca”, familja Agnelli zotëron edhe 29.8% të aksioneve të tyre.

Tashmë janë punëtorët e FIAT të cilët kanë sulmuar kompaninë e tyre dhe kanë paralajmëruar një grevë dy ditore, duke parë shpenzimin që do të bëhet për Kristiano Ronaldon.

“Është e papranueshme që FCA dhe CNHI të vazhdojnë të bëjë sakrifica me shpenzime marramendëse për blerjen e një lojtari.

Ndërsa punëtorët i shtrëngojnë akoma më tepër për rrogat e tyre, vazhdojnë të sakrifikojnë në pasurimin e një njeriu të vetëm. Kompania duhet të investojë në të ardhmen e makinave që sigurojnë jetët e njerëzve dhe jo të pasurojnë vetëm një person. Kjo duhet të jetë objektivi i një kompanie që kërkon të vëri interesin e punonjësit në plan të parë”, kanë deklaruar punëtorët e FIAT.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas