Sport

Roma tallet me Interin, tifozët zikaltër kapen me klubin: Nuk dini t’i ktheni përgjigjje

Skuadra e Romës nëpërmjet profilit zyrtar në “Twitter” në version anglisht është tallur me Interin.

Verdhekuqtë kanë postuar një foto ku duken blerjet më të rëndësishme të skuadrave të mëdha në “Seria A” dhe te Interi kanë vendosur Arturo Vidal-in, futbollistin e kërkuar nga zikaltërit që u transferua te Barcelona.



Nuk ka ndenjur duarkryq Interi i cili ka kthyer përgjigjje, veçse sipas tifozëve ka qenë e dobët.

Zikaltërit kanë postuar një foto ku duket Pastore, i blerë nga Roma te Paris SG dhe Nainggolan, i blerë nga Interi te Roma. Nëprmjet kësaj foto skuadra nga Milano ka dashur të tregojë dizajnin e dobët që klubi i kryeqyetit italian ka bërë në prezantimin e lojtarit.

Komentuesit zikaltër kanë shkruar se mjaftonte një foto e Malcom për t’i kthyer përgjigjje Romës. Lojtari që u zyrtarizua nga Roma, por që përfundojë në Barcelonë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas