Sport

Roma “bie” sërish, Cutrone vulos suksesin e parë sezonal të Milanit




               Publikuar në : 22:36 - 31/08/18 |
mapo.al

Milani ka gjetur fitoren e parë sezonale, teksa ka mposhtur në “San Siro” Romën me rezultatin 2-1, duke zhytur kryeqytetasit në një mini-krizë rezultatesh. Higuain tregoi edhe këtë herë se mbetet një lojtar për skuadra të mëdha, ndonëse takimin e vendosi Cutrone dhe për golin e parë me Milanin do t’i duhet të presë ende.


Sfida filloi mjaft mirë për kuqezinjtë, që të shtyrë edhe nga një publik elektrizues në shkallët e stadiumit, bënin presing lart dhe detyronin verdhekuqtë që të gabonin shpesh në pasime.

Goli i avantazhit për skuadrën e Gattusos erdhi vetëm në minutën e 40’, kur Rodriguez krosoi në zonë dhe mbrojtja e Romës, në tentativë për të bllokuar Higuainin, harroi Kessie, dhe mesfushori shtyu topin në rrjetë.

Di Francesco zgjoi skuadrën e tij në pushim të ndeshjes dhe hodhi në fushë El Sharawin, duke ndryshuar edhe skemën fillestare, ndërsa kjo lëvizje duket se rezultoi e suksesshme.

Verdhekuqtë filluan të marrin terren dhe në minutën e 59’ gjetën golin e barazimit, me mbrojtësin Fazio që dërgoi topin në rrjetë, pas një rrëmuje në zonën e Donnarummës.

Më pas protagonist bëhet VAR, që fillimisht anulon golin e parë kuqezi të Gonzalo Higuainit, për një pozicion jashtë loje milimetrik, ndërsa më pas golin e Nzonzi për Romën, për prekje të topit me dorë.

Gjithsesi një sekondat e fundit të takimit, Higuain merr një top jashtë zonës kundërshtare dhe shërben mjaft bukur për Cutronen, me djaloshin që dërgon topin në rrjetën e portierit Olsen dhe vulos suksesin e parë kuqezi.


Etiketa: , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas