Kryesore

Robert Aliaj i bashkohet protestës: Po bëhem 60 vjeç dhe ky vend nuk u bë






               Publikuar në : 20:13 - 07/12/18 |
mapo.al

Protestës së mijëra studentëve që është sot në ditën e tretë i është bashkuar sot dhe artisti Robert Aliaj, së bashku me vajzën e tij. Aliaj mbajti një fjalim jo pak emocionues teksa tha se ai po shkon 60-vjeç dhe është ende me shpresë se Shqipëria do të bëhet një ditë.


http://www.mapo.al/studentet-ironizojne-kryeministrin-rama-fjetem-tek-konvikti-3d/



‘’Nuk është e lehtë të flasësh përa jush këtu sot, është jashtëzakonisht e vështirë. Unë jam me vajzën time sot dhe jam i lumtur që ajo po përjeton sot këtë ditë proteste, ku studentët ndërgjegjësohen dhe do vendosin.” 

http://www.mapo.al/rama-ndryshon-gjuhen-por-studentet-i-pergjigjen-nuk-ka-negociata/

“Nuk do vendosim ne që e shkatërruam këtë vend dhe nuk arritëm asgjë. Mos bëni siç bëmë ne, që përmbysëm diktaturën dhe sollëm këtë mizerabilitet në pushtet. Unë po bëhem 60-vjeç me shpresën që ky vend do bëhej, dhe nuk  u bë. Ju faleminderit dhe ju përshëndes”, u shpreh Aliaj.

http://www.mapo.al/me-ken-shkodran-tana-i-ban-edhe-tarifat-i-hedh-nkazan/

Ndërkohë që një mesazh vërtetë emocionues pati dhe vajza e tij, e cila tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ndryshimin e vendit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas