Teknologji

Risia nga Instagram, rriten minutat e videove që mund të publikohen






               Publikuar në : 18:13 - 21/06/18 |
mapo.al

Instagram do të rrisë limitin e videove të që mund të publikohen në platformë nga 1 minutë në 10 minuta për të gjithë përdoruesit në përpjekje për të tërhequr moshat e reja nga Youtube.


Llogaritë në Instagram me audienca të mëdha mund të ngarkojnë deri në një orë. Me rritjen e kapaciteve të videove, shtohen edhe mundësitë e reklamimit.

Në ekzistencën 8 vjeçare të platformës ky është hapi i parë madhor i që distancon Instagram nga një platformë shpërndarjesh fotosh drejt një platforme videosh. Nisma vjen në një kohë kur Facebook ka hasur vështirësi të tërheqë moshat e reja.

CEO i Instagram shprehen që aplikacioni i ri IGTV do të shërbejë si një qendër kreativiteti. Një gjë e tillë po ndodh me Youtube i cili është bërë platforma më e madhe e videove në botë me 1.8 miliardë përdorues. Instagram ka 1 miliardë përdorues, shkruan PCW.

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas