Teknologji

Risia e Galaxy S10 që do t’i lë pas “me kilometra” iPhone-t

Galaxy S10 nga Samsung mund t’i shtyjë kufijtë e asaj që ne kishim menduar se mund ta arrinte një telefon celular. Kështu, me risinë e re, prurja e re e kompanisë koreano-jugore mund t’i lërë pas iPhone-t dhe laptopët e Apple.

Një raport i ri, nga GF Securities i Hong Kongut, pohon se Galaxy S10 do të vijë i pajisur me 12 GB RAM. Po, e shikuat mirë, 12 GB RAM nuk mund t’i gjeni në asnjë telefon tjetër të zgjuar. Madje nuk mund t’i gjeni as në shumë laptopë.



Ky hap i madh në hapësirën e RAM-it do të thotë një telefon që operon me super shpejtësi si kurrë më parë.

Mendohet se risia të ketë si qëllim përpunimin me shpejtësi të lartë të sasive të mëdha të të dhënave që rrjeti 5G do ta bëjë celularin të aftë për t’i marrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet gjithashtu se hapësira e magazinimit në Galaxy S10 do të rritet në një 1TB. Me pak fjalë ju do keni në xhep një telefon super të fuqishëm që mund ta zëvendësojë fare mirë laptopin.

 

PasPara

1 koment

  1. Qarkullojne fjale qe Samsung ka shpikur nje ekran qe mund te qartesoje pixel (t’i beje te tejdukshem) duke i mundesuar qe te vendo kameren poshte xhamit te ekranit. Kur kamera te hapet, rrethi i ekranit siper kameres do te qartesohet per te mudnesuar hyrjen e drites. Kjo do i jap mundesi Samsung qe te shtrije ekranin cep me cep duke ia kaluar edhe celulareve te tjere qe perdorin te ashtuquarturen ‘notch’, nje e hyre ne pjesen e siperme te ekranit ku vendosen kamera dhe sensoret. Ky informacion vjen nga zyra e patentave ku Samsung ka aplikuar per te drejten e autorit per kete shpikje. Deri tani, dihet se celulari A8 (2019) do te kete nje rreth ne cepin e siperm majtas te ekranit qe shrihet cep me cep, por Samsung mund ta perdor teknologjine e re se pari ne Galaxy S10, ku rrethi i kameras do jete i padukshem kur perdor ekranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas