Kronika

Rishfaqet 22-vjeçarja nga Fieri: Shkova te kunata në Tiranë

Mesditën e sotme familjarët e Sidorela Ramaj, nënë e dy fëmijëve, në Fier ngritën në këmbë policinë për zhdukjen e 22-vjeçares.

U tha se ajo kishte shkuar rreth orës 09:00 të mëngjesit për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.



Por mësohet se 22-vjeçarja është rikthyer në shtëpi, në fshatin Zhupan të Fierit dhe ka njoftuar se ishte te kunata në Tiranë, përcjell Ballkanëeb.

Sipas denoncimit të bërë nga familjarët më herët, 22 vjeçarja kishte pasur me vete edhe një telefon celular i cili i rezultonte i fikur.

Edhe pse u tentua që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas