Kryesore

Rikthehet Teatri Veror te Liqeni Artificial, pamjet spektakolare

Amfiteatri ia ka dalë që të sjellë qytetarët pranë artit, por njëkohësisht edhe pranë natyrës.  Përmes një spektakli fantastik të organizuar nga Bashkia e Tiranës, qindra qytetarë të Tiranës mbrëmjen e djeshme ndoqën për disa orë numrat e ndryshëm muzikorë dhe të baletit. Binte në sy edhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, si ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ambasadori i Austrisë Johann Sattler, Ambasadori italian Alberto Cutillo, Ambasadori i Japonisë Makoto Ito etj.

Për herë të parë, bashkë në një natë, nën tingujt e hënës, 400 artistë u ngjitën në skenën e Amfiteatrit të Tiranës e cila ishte mbushur plot e për plot nga qytetarë të gjithë grupmoshave për të ndjekur koncertin e mbushur me surpriza të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Artdashësit e kryeqytetit kishin mundësi që të ndiqnin tingujt e Olen Cesarit, pjesë muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar. Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretoi Orkestra e RTSH, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.



Tirana ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar Parkun e Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas