Sport

Rikthehet të luajë, ndonëse ka plumb në kokë

Mban në kokën e tij një plumb të cilin mjekët nuk kanë mundur ta heqin, por ai nuk e braktis fushën e lojës. Bëhet fjalë për lojtarin kombëtares së Paraguait, Salvador Kabanas, i cili përpara dy vjetësh u plagos rëndë me një plumb në kokë. 31-vjeçari u plagos në banjën e një lokali nate në Meksikë, pas një sherri midis disa klientëve të këtij lokali që degjeneroi në perplasje me armë, ku nga plumbat e shkëmbyer, njëri zuri lojtarin Kanabas. Mjekët kryen ndërhyrje ndaj tij por pa mundur të heqin plumbin nga koka. Por kjo gjë nuk e ka penguar lojtarin të kthehet të luajë për skuadrën e Itagua me të cilën nisi dhe karrierën e tij. “Jam shumë i lumtur që do të luaj sërish me këtë skuadër. Mezi pres të zbres në fushë për ti përforcuar vetes faktin që jam sërish në fushë dhe nuk kam humbur asgjë”, është shprehur Kabanas.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas