ShowBiz

Rikthehet në ekran prezantuesja shqiptare superseksi, ja emisioni që do drejtojë…

Einxhel Shkira është një prej prezantueseve më bukuroshe shqiptare, por prej më shumë se dy vitesh është shkëputur nga ekrani dhe prezantimi. Megjithatë duket se tashmë ka ardhur koha që ajo të rikthehet dhe Einxhel e ka një plan të kopsitur mirë. Dhe madje po punon për projektin e ri që do të sjellë sërish në televizion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Einxhel, në një intervistë për “Bluetooth”, ku ka rrëfyer treguar se ka marrë edhe propozime për të qenë pjesë e ekranit. Por të gjitha kanë mbetur vetëm fjalë në ajër.



“Oferta, fjalë, propozime, ide në ajër asgjë konkrete. Ose mbase s’më kanë tërhequr mua mjaftueshëm sa për t’i parë më konkretisht si oferta”, – u shpreh moderatorja.

Por më tej ajo zbuloi edhe, se ka për qëllim të rikthehet me një projekt të ri: “Mund të them që po punoj mbi më shumë se një projekt, sepse siç e kam thënë dhe më parë, nëse do rikthehem atëherë duhet të jetë diçka e mirëmenduar. S’mund t’i zhgënjej ndjekësit e mi apo ata që presin shumë nga unë dhe nga bashkëpunëtorët e mi”.

Po ashtu Einxhel zbuloi, se pjesë e këtij projekti do të jetë edhe mikesha e saj, aktorja Anna Lika.

“Tashmë disi është kuptuar nga ndjekësit tanë, por asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëra prej nesh, sepse është një bashkëpunëtore, në fakt dhe është mikesha ime më e mirë me të cilën kemi një kimi ”te çmendur” dhe në punë, është ajo dhe e vetmja Anna Lika!! S’mund të gjeja një bashkëpunëtore më të talentuar se ajo prandaj taksirat e kam ta duroj dhe në punë”, – tregoi duke qeshur Einxhel.

<
>
149228_10153924180316983_8125186034451581689_n 224141_1483737081-2492662 auto_einxhel_Shkira11541958860 auto_Einxhel-Shkira_11541958792 auto_Einxhel-Shkira1541958806 auto_einxhel-shkira1541958860 auto_einxhi_shkira111541958859 einxhel_shkira_26306667_1560982947322230_8582105644008472576_n einxhel2 EINXHELAHKIRA7897289-620x700 einxhelllll Einxhel-Shkira photo Screenshot_18
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas