Aktualitet

Rikthehet hija e sulmeve kimike në Angli

Frika e sulmeve kimike është kthyer në Angli, sidomos në qytetin britanik Salisbury, pas një incidenti madhor në zonën Wiltshire në Amesbury, ku dyshohet se dy persona mund të jenë ekspozuar ndaj një substance të panjohur.

Bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër në të 40-at, që janë shtruar në gjendje kritike në një spital në Salisbury.



Mediet lokale raportojnë se disa zona janë izoluar nga policia në Amesbury dhe Salisbury, si masë paraprake, megjithëse autoritetet thonë se nuk është ende e qartë nëse dy personat janë viktima të ndonjë krimi.

Policia tha se mashkulli dhe femra në fjalë u gjetën në një adresë në Wiltshire, pranë qytetit Salisbury, e në fillim mendohej se bëhej fjalë për konsum droge, por testet paraprake sugjeruan se bëhet fjalë për diçka më serioze.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Disa zona, ku ata kishin shkuar para se të sëmureshin, janë izoluar nga policia, përfshirë një kishë, një park dhe disa biznese.

Autoritetete shëndetësore thonë se nuk besojnë të ketë rrezik për publikun e gjerë, por ashtu si policia, edhe ato po mbajnë një mendje të hapur dhe po ndjekin nga afër situatën.

Incidenti misterioz ndodh me saktësi 4 muaj pasi ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Julia u helmuan më 4 mars me lëndë kimike në Salisbury, rreth 10 km larg vendngjarjes aktuale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas