Kryesore, Mapo Letrare

Rikard Ljarja, Mapo Edition na zbulon anën e panjohur të aktorit

Të gjithë e njihni si aktor, por Rikard Ljarja është dhe shkrimtar.

Alda Bardhyli, drejtore e UET PRESS njofton se së shpejti Mapo Edition do të nxjerrë në treg një roman nga Rikard Ljarja.



“Më 1 qershor, ora 13.00 Mapo Edition do të promovojnë romanin “Josifopedia” nga Rikard Ljarja. Në fakt publiku e lidh këtë emër në mënyrë të natyrshme me kinemanë, për vetë kontributin që ai ka në historinë e kinematografisë shqiptare, por nga ana tjetër Ljarja është dhe një shkrimtar i mirë. Shkrimi nuk është një befasi në jetën e tij, për të gjithë ata që e njohin rrugëtimin e Rikardit, pasi ai është autor i pjesës më të madhe të skenarëve të filmave ku ka qenë regjisor apo aktor”, thotë Bardhyli.

Po cila është historia e këtij romani?

“Libri ka një histori e cila jo vetëm do të përfshijë lexuesin por dhe do të provokojë debat mbi çështje të ndjeshme siç është identiteti apo religjioni. Rrugëtimi i djaloshit Josif vjen si një trazim për shoqërinë e kohën që po jetojmë…”, thotë Bardhyli.

Ljarja ka botuar më parë libra që kanë kaluar në heshtje si “Në një humbëtirë diku këtej rrotull” dhe “Kohë qensh”, të cilat dallojnë për modernitetin e shkrimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas