ShowBiz, Te Vecanta

Rihanna e revoltuar: Do të doja ta justifikoja si injorancë, por e di që nuk jeni budallenj

Ditë më parë, Snapchat-i publikoi një reklamë aspak të hijshme ku ironizonte Chris Brown-in dhe Rihanna-n.

“Do të preferoje më shumë të qëlloje Rihanna-n me pëllëmbë apo Chris Brown-in me grusht?”– ishte pyetja që revoltoi shumë përdorues të rrjeteve sociale, të cilëve iu duk tërësisht e pavend ironia me një ngjarje të tillë si ajo e disa viteve më parë kur këngëtari dhunoi fizikisht Rihanna-n, me të cilën ishte në një lidhje asokohe.



Ndonëse reklama u fshi dhe Snapchat kërkoi publikisht falje, këngëtarja duket se nuk ka ndërmend t’ua falë kaq lehtë.

“Tani Snapchat, ti e di që nuk je programi im i preferuar. Thjesht po përpiqem të të tregoj se ku qëndron problemi më gjithë këtë. Do të doja ta justifikoja si injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Ju shpenzoni para duke animuar diçka që është e turpshme për të gjithë viktimat e dhunës në familje dhe bëni shaka me të,” ka shkruar ylli i pop-it pak orë më parë në llogarinë e saj të Instagram-it.
“Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse s’kam shumë të tilla. Por të gjithë ato gra, fëmijë dhe burra që kanë qenë fëmijë të dhunës në të shkuarën dhe ata që janë ende. I zhgënjeve. Turp për ty!”

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas