Bota

Revolucioni i Kinës kundër ndotjes, efektet po ndihen ndjeshëm në planet

Kina është duke bërë përpjekjet më të mëdha ndonjëherë për të reduktuar ndotjen, saqë politikat e reja të gjelbra kanë filluar të kenë impakt në të gjithë botën, duke transformuar gjithçka nga makinat elektrike, tek kërkesa në tregjet ndërkombëtare.

Katër dekada të pandalshme të rritjes ekonomike, e bënë Kinën emetuesin më të madh në botë të karbonit, teksa vendi lulëzoi në krye të tregtisë botërore.



Ndotja në Kinë arriti në nivele aq ekstreme saqë në 2015 llogaritej se shkaktonte 1.6 milionë vdekje në vit në këtë shtet.

Por tashmë qeveria po përpiqet ta ndryshojë këtë gjë, pa dëmtuar ekonominë dhe mbase duke u bërë edhe lider në inovacionin teknologjik. Liderët politikë u shprehën gjatë kongresit të partisë se Kina do të rrisë shpenzimet për të reduktuar ndotjen me 19% krahasuar me vitin paraardhës, në 40.5 miliardë juan, ose rreth 6.4 miliardë dollarë.

Për herë të parë që nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001, niveli i ndotjes në Kinë ka filluar të bjerë, duke shkaktuar një impakt në të gjithë botën.

Lufta ndaj ndotjes së ajrit përkon me një objektiv tjetër: dominimin e industrisë botërore të makinave elektrike. Teksa Tesla e Elon Musk mund të jetë marka më e njohur në këtë fushë, Kina është lideri global kur vjen puna tek shitjet e makinave me bateri që prej vitit 2015.

Deri në vitin 2025, synohet të arrihen 7 milionë shitje në vit. Kjo po bëhet përmes subvencionimit të prodhuesve dhe shtrëngimit të rregulloreve për makinat tradicionale me karburant.

Energjia e pastër

Në të gjithë botën, çmimet e paneleve diellore po bien me shpejtësi, duke mundësuar një zhvendosje më të shpejtë larg karbonit. Kjo po ndodh falë investimeve në shkallë gjigante të Kinës në energjinë e pastër. Shteti aziatik po shpenzon dy herë më shumë se SHBA dhe 2/3 e paneleve diellore prodhohen në Kinë, ku ndodhen edhe liderët botërorë të kësaj industrie.

Por Kina nuk po ndalet këtu. Krahas energjisë diellore dhe asaj të erës, vendi po eksploron edhe horizontin në teknologji si hidrogjeni, si një alternativë e qymyrit.

Tregtia dhe tregjet botërore

Investimet botërore për prodhimin e kapaciteteve të reja të prodhimit të energjisë, nga viti 2017 deri në 2014 pritet të kalojnë vlerën e 10 trilionë dollarëve. Nga kjo shumë, rreth 72% do të shkojnë drejt energjisë së rinovueshme.

Përpjekjet e Kinës për të pastruar mjedisin kanë shkaktuar një rritje të madhe të çmimeve të komoditeteve, pra mallrave si qymyri, çeliku, alumini, pas mbylljes së disa fabrikave dhe minierave.

Në mënyrë që të përmirësojë cilësinë e ajrit, Kina ka ndaluar importet e mbetjeve të plastikës dhe letrës.

Teksa Xi Jinping kërkon të forcojë masat ekologjike, qeveria ka vënë në funksion një forcë të veçantë policore dhe ka mbyllur fabrikat që krijonin ndotje. Zyrtarët ndaluan importet e qymyrit, çka solli në rritjen e çmimeve të gazit natyror.

Pavarësisht masave ekstreme, nuk ka asnjë shenjë deri më tani se pastrimi po dëmton ekonominë e vendit. Përkundrazi, vitin e kaluar rritja u përshpejtua në 6.9%, shpejtimi i parë në 7 vite.

Mbi të gjitha, Kina sheh tek industritë e teknologjisë së lartë si makinat elektrike dhe panelet diellore, një mundësi për të drejtuar botën, duke vendosur standarde dhe duke zënë tregjet në një moment që ato po fillojnë të ngrihen./Scan/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas