Kryesore

Revista gjermane: Shqipëria është vendi ideal për kampet e refugjatëve, por Rama do humbiste fytyrën

Libia nuk ka pranuar ngritjen e kampeve të refugjatëve në tokën e saj, ndërkohë që opsioni më i mundshëm vazhdon të mbetet Shqipëria.

Pavarësisht se qeveria shqiptare e kundërshton me forcë, mediat gjermane vazhdojnë të shkruajnë se Shqipëria është vendi më i mundshëm për ngritjen e këtyre kampeve.



Revista Focus shkruan para pak orësh se kjo ide është diskutuar edhe gjatë samitit të fundjavës për çështjen e emigrantëve.

Revista liston edhe disa arsye se përse Shqipëria është vendi më i mirë për këto qendra azilantësh.

-Vendi. Shqipëria gjendet në Mesdhe, por edhe pranë rrugës ‘klasike’ të emigrantëve drejt Europës. Ajo do ishte vendi i duhur për shkarkimin e anijeve me refugjatë.

-Stabiliteti. Ndryshe nga vendet e Afrikës së Veriut, në vendet e Ballkanit Perëndimor ka struktura demokratike të qëndrueshme.

-Negociatat e pranimit. Megjithëse nuk është pjesë e BE, mbi Shqipërinë mund të ushtrohet presion politik për vendosjen e qendrave të azilit. Negociatat e pranimit mund të shërbejnë si levë e mundshme për BE-në.

-Rregullat e azilit nuk vlejnë në Shqipëri. Ky është një tjetër avantazh. Për shkak se Shqipëria nuk është pjesë e BE, rregullat e Shengenit nuk vlejnë. Kjo do të thotë që kontrolli në kufi është i mundshëm.

-Bashkëpunimi aktual. Shqipëria bashkëpunon në shumë fusha me BE, mes tyre edhe për çështjen e kontrollit të kufinjve përmes agjencisë Frontex.

-Kushtet njerëzorë për emigrantët. Agjencia e OKB për refugjatët thotë se emigrantët trajtohen mirë në Shqipëri. Edhe ky është një sinjal se Shqipëria është vendi i duhur.

Por revista shkruan se kundër marrjes së refugjatëve flet skepticizmi i popullsisë.

“Në popullatën shqiptare është e qartë se nuk pranohet ideja e mbërritjes së refugjatëve, qoftë edhe për kontrollin e kërkesave për azil dhe rishpërndarjen në BE. Në këtë kontekst, opozita shqiptare po e përdor këtë temë për të ushtruar presion mbi qeverinë e Edi Ramës- me pohime pjesërisht groteske.

Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzon qeverinë se do të sjellë në vend 600 mijë terroristë të Shtetit Islamik. Politikanë të tjerë të opozitës kanë nxitur debatin ksenofobik se qeveria dëshiron t’i bëjë shqiptarët pakicë në vendin e tyre.

Qeveria Rama i hedh poshtë këto akuza. Por supozoni se Brukseli do i kërkojë Shqipërisë të ngrejë qendrat e azilit: Presioni i brendshëm politik dhe debati i helmuar për emigrantët do e bëjë Ramën të paaftë prë të pranuar një ofertë të tillë pa humbur fytyrën”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas