Sociale

Restaurohet shkolla e vetme e Velipojës, nuk ishte ndërhyrë prej 42 vitesh

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është e vetmja shkollë në Velipojë e cila është ndërtuar në 1972 dhe përveç ndonjë ndërhyrjeje të vogël restauruese nuk kishte pësuar asnjë ndryshim.

Në këtë godinë bëjnë mësim që nga fëmijët e vegjël të kopshtit e deri te shkolla e mesme dhe ka funksionuar me mësim me dy turne duke sjell vështirësi për nxënësit.
Por këtë vit shkolla do të mirëpresë nxënësit me ambientet e reja. Me iniciativë të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe deputet i zonës, dhe financim të donacioneve të huaja është bërë rikonstruksioni i plotë të klasave, ambienteve të jashtme, instalimi i sistemit të ri të ngrohjes dhe sistemit elektrik, me një vlerë totale prej 340 milionë lekë.



Pas rikonstruksionit rreth 367 nxënës të kësaj shkolle do të gjejnë ambiente të reja dhe me kushte shumë herë më të mira. Popullsia e kësaj zone është nje popullsi arsimdashese. Fenomeni i braktisjes se shkolles as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjëve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Maturantët e vjetshëm kanë patur një rritje kalueshmerie prej 14% me vitin paraardhës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas