Kryesore, Politika

Replikat: Rama për ‘Himarën’, Basha për ‘drogën’, fotot flasin vetë

Seanca e sotme u shënua nga replika të njëpasnjëshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek çështja e Himarës, duke kërkuar llogari se përse PD doli kundër zbatimit të ligjit, duke u bërë siç tha ai “më grekë se grekët”.



Por kreu i PD, Lulzim Basha insistoi tek çështja e drogës dhe tek skandali i përgjimeve.

Rama i ngriti disa pyetje kreut të opozitës, të cilat kishin të bënin me praninë e deputetit të PD, Noka një ditë më parë në Himarë. “Lulzim, hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve, çfarë donte PD dje në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve se pse e bashkove zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë mbi një projekt të rilindjes urbane në Himare. Jepu përgjigje shqiptarëve si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE-së për gjoja shkelje të të drejtave të minoriteteve”, tha Rama.

Ndërkohë, Basha reagoi ndaj Kryeministrit duke thënë se tenton t’i ikë pyetjeve. Kreu i opozitës u drejtua Kryeministrit duke i thënë se ka tre vite që ka bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Pse e zhyte Shqipërinë në krim dhe me drogë? Çfarë punë kanë kryebashkiakët e tu në tavolinat e kriminelëve? Ti patriot? Ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave. Lufto krimin lufto korrupsionin. Droga është eksporti jot”, reagoi Basha.

Debati mes Ramës dhe Bashës vazhdoi edhe më tej për të njëjtën çështje. “PD ka apo s’ka lider sot, ka apo s’ka sot një kryetar që mund të flasë pa pllakën e gramafonit le t’i përgjigjet një pyetjeje, pse iu bashkua një kori të ngritur mbi të pavërteta. I detyrohet shqiptarëve një përgjigje të qartë, çfarë është Himara për PD-në? Këtyre pyetjeve nuk i ikën dot, mospërgjigja konfirmon faktin se as ti, as partia jote nuk mbani përgjegjësi për fatet e këtij vendi dhe se e vetmja shtysë që ju sjell këtu dhe ju nxjerr në mejdanin e propagandës është ankthi i pushtetit të humbur dhe epshi për një pushtet që nuk mund ta merrni dot këtu. Këtu flasim për një moment kyç, momenti ku politika shqiptare nuk mund të ndahet për arsye pushteti, por e bashkuar në funksion të së vërtetës. Nëse qeveria shqiptare ka cenuar një të drejtë të vetme të një njeriu të vetëm, atëherë në Himarë hajde thojini këtu kush është personi që i është cenuar e drejta. Hajde thoni këtu çfarë është Himara për ju”, tha Rama.

Ndërsa në përgjigje të tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur një pseudopatriot, i cili nga droga ka nxjerrë 1.3 miliardë euro. “Ti ke mbaruar si kryeministër punë me shqiptarët”, tha Basha, duke e quajtur teatër të shëmtuar kthimin e debatit për Himarën.

“1.3 miliardë euro ky që bilbilos këtu, kaq ka nxjerrë me drogën, është një shifër astronomike. Patrioti, 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot për bukën e vjen e bën patriotin, ky është patrioti që rënon Shqipërinë që çon 260 mijë shqiptare në katër vite në azil politik, ky është patriot i madh. Po mbron shqiptarët dhe fëmijët e tyre duke u pamundësuar të ngrohin shtëpinë. Është thënie e vjetër, nuk i ikën dot. Streha e fundit e maskarait është pseudopatriotizmit. Po të ishe patriot ti kishe dhënë dorëheqjen ditën kur tu kapën mushkonjat e para sepse tregove se kishe vënë gjithë territorin në funksion të bandave. Ti duhet të ishe shkarkuar e proceduar para drejtësisë”, tha Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas