Kryesore, Politika

Replikat që nuk u dëgjuan në Kuvend, ministri i drejtohet Berishës: Ik ore pi***u

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar prej kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ta quajë Edi Ramën si “kryehajdut” dhe ministrat si “hajdutë”.

Këtë deklaratë, Berisha e bëri pasi Leskaj lexoi në Kuvend raportin vjetor të KLSH-së. Por ishKryeministri tha se është faktuar se Rama dhe qeveria e tij u kanë vjedhur shqiptarëve 1.2 miliardë euro.



Herë tjetër, ki parasysh t’iu drejtohesh hajdut dhe kryehajdut këtyre. Duke u deklaruar shqiptarëve me dokumente origjinale të firmosura dhe të vulosura nga kjo maxhorancë, se këtyre çdo epitet mund t’iu vesh, me në krye atë kryehajdutin aty, a iu drejtove në fjalën tuaj, o të poshtëruar hajdutë që iu keni vjedhur 1.2 miliardë euro qytetarëve më të varfër shqiptarë po apo jo? Po shkove te Mit’hat Frashëri, shkon tek e vërteta dhe ajo e vërtetë do të të detyronte ty t’i drejtoheshe vetëm në këtë mënyrë atyre, që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliardë euro në koncesione, në tendera dhe kjo nuk është e dhënë e opozitës, por e dhënë e institucionit qendror të llogarive të shtetit”, tha dje Berisha.

Ai ka akuzuar ministrin e Financave se ka ndryshuar ligjin për lojërat e fatit, në mënyrë që të taksojë më pak vëllain e Kryeministrit dhe vëllain e Fatmir Xhafajt.

A e dini që këta kanë sjellë ligj në Parlament për Olsin dhe Geronin; do të thotë që për lojërat e fatit të ulet tri herë tatimi. Ndryshimi i ligjit ul taksën për Geronin dhe Olsin nga 80 % të fitimit që kanë ata, tani nuk do t’i merret më 50% nga 80%, por do t’u merret vetëm 20%. Pra, ulet 4 herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë, por e firmosi ai hajduti me çizme”, tha Berisha.

Ndërkohë që në sallën e Kuvendit, ministri i Financave iu përgjigj: “Ik ore pirdhu…”. Por Bujar Leskaj u është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, duke theksuar se ai është vetëm “auditues dhe se nuk i lejohet të bëjë politike”.

I nderuar dhe i dashur doktor, unë mendoj që KLSH dhe unë e kemi bërë punën audituese. Ne nuk mund të kalojmë ato vija që nuk na i lejon ligji. Ne audituesit nuk bëjmë politika, ne auditojmë zbatimin e politikave. Në rast se unë, si kryetari i KLSH-së, do të kaloja në këtë fushë, rriskoja pavarësinë e institucionit”, tha dje Leskaj./PANORAMA

PasPara

1 koment

  1. O ametaj ore Palo minister, kujdes se berisha do te te tredhe OSE do te te dergoje ne p……..e sat eme, OSE ne drejtim te paditur, trupeshk..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas