Politika

Replika/ I nxori videon duke kënduar për Enverin, Balla i përgjigjet Vokshit: S’jam unë, të të vijë turp

Një e shtunë replikash mes kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetes së PD, Albana Vokshi, pas akuzave të njëpasnjëshme për njëri-tjetrin.

Në fillim ishte Vokshi ajo që me një deklaratë për shtyp publikoi sot dokumentin, sipas të cilit në projektin për ndërtimin e teatrit të ri, parashikohet edhe ndërtimi i 6 kullave.



Në një deklaratë për mediat, deputetja Vokshi tha se tre prej këtyre kullave do të ndërtohen brenda territorit të Teatrit.

Për këtë arsye Balla shprehet se  do ta padisë dhe atë në Gjykatë edhe deputeten Vokshi.

Balla në një postim në Facebook, shkruan se  Vokshi do të jetë e paditura e radhës nga ai, pasi ka shfirur sot në deklaratën e saj për media.

Mes replikave të shumta ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i ka publikuar kreut të grupit të PS,  një video ku sipas saj duket Taulant Balla i vogël që i këndon diktatorit Enver Hoxha.

“Rri në mes dëgjon e qeshet,

kur ja themi si bilbilat…

Eeee moreee, eh,

eeeee, moj eeee…”,- shkruan këto vargje Vokshi bashkangjitur me videon.

Balla i është përgjigjur me një tjetër status në Facebook, ku thotë se djali në video nuk është ai por  dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik.

Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri”,- shkruan Balla.

PasPara

1 koment

  1. Z. Balla ne ate kohe ziheshin e bertisnin kush e kush t’i kendonte i pari kenget per Enver Hoxhes, ku eshte e keqja, ne cdo dasem apo gezime familjare fillonin e mbaronin me kenget per Enverin e Parine Komuniste.
    Ka njerez qe kane kenduar per Enverin, por ka te tjere njerez qe benin rolin e var-karit ne Drilon te Pogradecit dhe ne SHQUP eshte shume i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe Shqu-pisat, sic eshte krimineli serbi Sali Kar-axhic i preferuari i Mark UK karit dhe i koqeve te kandarit, intelkt-kari, info hale-nitike, Fidel Karstro e ndonje pallavesh tjeter.
    Albana Vokshi kjo kurve e vjeter dhe veterane eshte mbesa e Ije Vokshit (Ije u be shume vite me pas clirimit se ne kohe te luftes e kishte zogun, ducin sa nje pellumb), e cila ka strehuar ne “ilegalitet” ne shtepine e saj hypesin bukuroshin Enver dhe deri ne vitet ’90 tek muri i shtepise i varej pllaka e mermerte si Baze e Luftes N-Cl.
    Pra Vokshi para se te merret kush ka kunduar per Enverin te merret kush e ka strehur dhe sa ka palluar Enveri, ne fisin e baxhellave Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas