Kryesore, Rajoni

Rënia e një biznesmeni të njohur

miroslavMiroslav Bogiceviç, një biznesmen i njohur serb dhe ish- donator i Partisë Demokratike, u arrestua nën dyshimin për mashtrim ndaj bankës Privredna, kryesisht në pronësi shtetërore- një mashtrim që kap vlerën e 15 milionë eurove.

Sipas BIRN, Bogiceviç, pronar i MB Farmakon, u arrestua së bashku me presidentin e bordit të kreditimit pranë kësaj banke.



Ky i fundit dyshohet për abuzim me detyrën.

Policia thotë se të dy kanë bashkëpunuar për të nënshkruar marrëveshje për kredi të këqija.

Sipas policisë, pas një marrëveshje mes dy të arrestuarve, banka ka lëshuar kredi për nëntë kompani mes tetorit 2012 dhe marsit 2013.

Të gjithë kreditë ishin nga një ose dy milionë euro dhe MB Farmakon ishte garantuesi i tyre.

Sapo kompanitë merrnin kreditë, i transferonin tek MB Farmakon si hua korporate.

Asnjë nga kreditë nuk është ripaguar, që do të thotë një humbje në vlerën e 15 milionë eurove.

Bogiceviç e kishte financuar Partinë Demokratike kur ajo ishte në pushtet.

Ai u shpall Biznesmeni i Vitit në vitin 2011.

Por rënia nisi pasi demokratët e humbën pushtetin në maj të vitit 2012 dhe pasi ai bleu gazetën Politika.

Mësohet se Partia Progresive në pushtet i bënte atij presion për të ndërhyrë në politikat editoriale, por ai kishte refuzuar.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç pati deklaruar në tetor se kompania e Bogiçeviç është një nga taksapaguesit më problematikë në Serbi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas