Kronika, Kryesore

RENEA dhe FNSH: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet

Në fshatin Resulaj, Selenicë, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar dhe autoritetet janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ‘RENEA’, ‘FNSH’ dhe ‘DELTA FORCE’.

Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti.

RENEA-s dhe FNSH-së i është dhënë urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit, i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas