Aktualitet

Rëndohet situata në Shkodër nga përmbytjet, Mesi mbledh Komitetin e emergjencave




               Publikuar në : 11:55 - 21/03/18 |
mapo.al

Zv. kryeministrja Senida Mesi ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile për të intensifikuar përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në Shkodër.


Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektare, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.

Zonat e prekura janë ato të Dajçit, Ana e Malit, Bërdicës, Velipojës, zonës së Livadheve në Shkodër dhe njësisë Guri i Zi.

“Janë të angazhuar 378 forca të Forcave të Armatosura me 734 mjete të kalueshmërisë së lartë. Sikurse nga policia e shtetit mbi 150 forca janë të angazhuara në terren me mjetet e duhura, të kalueshmërisë së lartë dhe të lëvizjes në ujë. Ministria Mbrojtjes ka ndihmuar përmes emergjencave civile banorët e zonës me ushqim, ujë të pijshëm dhe ushqime për bagëtinë”, tha znj. Mesi.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas