Mapo Format

Renditja: Ja universitetet më të mira në botë, kryesojnë anglo-saksonët

Rankimi akademik 2018 i universiteteve botërore ARWU, ose i njohur ndryshe si “Rankimi i Shanghait”, është bërë publike pardje nga Shanghai Ranking Consultancy. Në rankimin e 2018-s, Universiteti i Harvardit kryeson listën e renditjes, shkruan Panorama.

Universiteti Stanford dhe Universiteti i Kembrixhit mbeten respektivisht nr.2 dhe nr. 3. Universitetet e tjera që janë të rankuara në dhjetëshen më të mirë janë; MIT, Berkeley, Princeton, Oxford, Columbia, Caltech dhe Çikago. Ndërkohë, në kontinentin Europian, universiteti më i mirë është Instituti i Teknologjisë i Zyrihut ETH, që në renditjen botërore është në vendin e 19.



Gjithashtu, nga universitet europiane vazhdon të jetë universiteti më i renditur dhe Universiteti i Kopenhagës në vendin e 29. Ndërkohë, Universiteti Sorbonne – një universitet i krijuar rishtazi nga një bashkim midis Pierre dhe Marie Curie University dhe Universitetit Paris-Sorbonne, renditet i treti në Europë, por në rankimim botëror është renditur i 36-ti. Në kontinentin aziatik renditet më mirë Universiteti i Tokios, që në rankimin botëror është në vend të 22-të dhe Universiteti i Kiotos i 35-ti. Të dy këto universitete mbajnë pozitat e tyre udhëheqëse në Azi.

Ajo çka është për t’u theksuar nga ky rankim, është se universitetet amerikane dhe ato angleze dominojnë listën “Top 500” të këtij viti. Shtetet e Bashkuara kanë 8 universitete në 10 vendet e para, ndërkohë 46 universitete të SHBAsë janë në “Top 100” dhe 139 në “Top 500”. Britania e Madhe rendit 8 Universitete në 100 më të mirat. Që nga viti 2003, ARWU ka prezantuar 500 universitetet më të mira botërore me anë të një metodologjie transparente, si dhe nga të dhënat objektive të palëve të treta.

Ky rankim është njohur si pararendësja e renditjes globale të universitetit dhe më i besueshmi. Renditja e parë ndërkombëtare është bërë nga Academic Ranking of World Universities (ARWU), i cili u botua në vitin 2003 nga Shanghai Jiao Tong University në Kinë. Kjo renditje, fillimisht u përdor për të vendosur një lloj rregulli të universiteteve kineze në nivel ndërkombëtar pas nisjes së një iniciative qeveritare për të krijuar një rend edhe të universiteteve botërore. Ndërkohë, në Shqipëri janë bërë vetëm dy përpjekje për të bërë një lloj rankimi të universiteteve, por që kanë ngelur vetëm në fashën e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Përpjekja e parë ka qenë në vitin 2011 nga kompania gjermane CHE (Center for Higher Education) University Ranking si dhe nga Agjencia Britanike “Quality Assurance Agency” QAA, ku filluan në muajin shtator të vitit 2016. Përfaqësues të kompanisë kanë qenë në Institucionet e Arsimit të Lartë, duke marrë këto të fundit në vlerësim për 5 fushat kryesore: Organizimi dhe menaxhimi; burimet njerëzore; mësimdhënia; kurrikulat dhe mbështetja e studentëve. Por që edhe kjo përpjekje ngelet vetëm në kuadrin e akreditimit institucional dhe nuk ka dhënë një produkt të mirëfilltë për renditjen e IAL-ve në Shqipëri.

Përsa i përket rajonit tonë, vetëm Maqedonia është i vetmi vend në rajon që ka bërë renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Maqedoni firmosi në shkurt të vitit 2011 një marrëveshje 5-vjeçare me Academic Ranking of World Universities (ARWU) për të kualifikuar dhe për të bërë një renditje të 19 Institucioneve të Arsimit të lartë në Maqedoni.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas