Kryesore, Mapo Format, Universitet

Renditja e Shanghait për universitetet e botës

Universitetet lider në botë besojnë se renditjet ndihmojnë në ruajtjen dhe ndërtimin e institucionit dhe në reputacionin e tij. Shumë studentë në botë përdorin rankimin e universiteteve për të marrë një tablo më të qartë rreth tyre siç mund të jetë akreditimi, financimi, rekrutimi i pedagogëve etj.

Ekzistojnë tri sisteme serioze në botë të rankimit universitar që marrin një qasje globale. Ato janë QS “World University Ranking”; Times Higher Education; Academic Ranking of World Universities (ARWU) – shpesh referohet si renditja e “Shanghai Jiao Tong” pasi të dhënat përpunohen nga një njësi në Universitetin Shanghai Jiao Tong).



Rankimi akademik 2018 i universiteteve botërore (ARWU) ose i njohur ndryshe si “Rankimi i Shanghait” është bërë publik javën e shkuar nga Shanghai Ranking Consultancy.

Në rankimin e 2018, Universiteti i Harvardit kryeson listën e renditjes. Universiteti Stanford dhe Universiteti i Kembrixhit mbeten respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Universitetet e tjera që janë të rankuara në dhjetëshen më të mirë janë; MIT, Berkeley, Princeton, Oxford, Columbia, Caltech dhe Çikago. Ndërkohë në kontinentin Europian, universiteti më i mirë është Instituti i Teknologjisë i Zyrihut ETH, që në renditjen botërore është në vendin e 19-të. Gjithashtu, nga universitet europiane vazhdon të jetë universiteti më i renditur dhe Universiteti i Kopenhagës në vendin e 29-të. Ndërkohë Universiteti Sorbonne – një universitet i krijuar rishtazi nga një bashkim midis Pierre dhe Marie Curie University dhe Universitetit Paris-Sorbonne renditet i treti në Europë, por në rankimin botëror është renditur i 36-ti.

Në kontinentin aziatik rendit më mirë Universiteti i Tokios që në rankimin botëror është në vend të 22-të dhe Universiteti i Kiotos i 35-ti. Të dyja këto universitete mbajnë pozitat e tyre udhëheqëse në Azi.

Ajo çka është për t’u theksuar nga ky rankim është se universitetet amerikane dhe ato angleze dominojnë listën Top 500 të këtij viti. Shtetet e Bashkuara kanë 8 universitete në 10 vendet e para, ndërkohë 46 universitete të SHBA-së janë në Top 100 dhe 139 në Top 500. Britania e Madhe rendit 8 Universitete në 100 më të mirat.

Që nga viti 2003, ARWU ka prezantuar 500 universitetet më të mira botërore me anë të një metodologjie transparente si dhe nga të dhënat objektive të palëve të treta. Ky rankim është njohur si pararendësja e renditjes globale të universitetit dhe më i besueshmi.

Renditja e parë ndërkombëtare është bërë nga Academic Ranking of World Universities (ARWU), i cili u botua në vitin 2003 nga Shanghai Jiao Tong University në Kinë. Kjo renditje fillimisht u përdor për të vendosur një lloj rregulli të universiteteve kineze në nivel ndërkombëtar pas nisjes së një iniciative qeveritare për të krijuar një rend edhe të universiteteve botërore.

Metodologjia e ndjekur nga ARWU për vitin 2018

Renditja e universiteteve vjen si pasojë e treguesve të performancës akademike ose hulumtuese, përfshirë Alumni dhe stafi që kanë fituar Medalje për Çmime në fusha të ndryshme. Gjithashtu, një indikator tjetër është dhe citimi që u është bërë hulumtuesve të këtyre universiteteve, si dhe rëndësinë e botimeve të policy papper për fushat që këto universitete zotërojnë. Për secilin tregues, vlerësimi më i lartë që është caktuar për çdo institucion është 100 pikë. Shpërndarja e të dhënave për secilin indikator kontrollohet për çdo efekt të rëndësishëm. Pikët për secilin indikator janë të matura siç tregohet më poshtë për të arritur një rezultat përfundimtar për çdo institucion të arsimit të lartë.

Kriteret Indikatorët Fushat e vlerësimit Pesha e vlerësimit
Cilësia e Edukimit Alumni i një institucioni që fitojnë çmimet Nobel dhe Medalje në fusha të ndryshme. Alumni 10%
 Çmimet e fituara nga stafi akademik Çmimet 20%
Cilësia e Fakultetit Numri i hulumtuesve të cituar në 21 kategori. Hulumtimet 20%
Publikime në Shkencë dhe Natyrë Publikime në Shkencë dhe Natyrë 20%
Rezultatet e kërkimit shkencor Publikimet e indeksuara Publikimet e indeksuara 20%
Performanca e stafit akademik Performanca e stafit akademik në institucion Performanca e stafit 10%
Totali 100%

 

Tabela me 100 Universitetet më të mira në botë

 

Renditja Botërore Emri i Universitetit Shteti Renditja Kombëtare Pikët Totale Pikët për Program
1 Harvard University 1 100 100
2 Stanford University 2 75.6 76.6
3 University of Cambridge 1 71.8 56.7
4 Massachusetts Institute of Technology (MIT) 3 69.9 52.5
5 University of California, Berkeley 4 68.3 61.3
6 Princeton University 5 61 44.9
7 University of Oxford 2 60 61.3
8 Columbia University 6 58.2 41.8
9 California Institute of Technology 7 57.4 34.5
10 University of Chicago 8 55.5 35.8
11 University of California, Los Angeles 9 51.2 55.9
12 Cornell University 10 50.7 46.9
13 Yale University 10 50.7 44.9
14 University of Washington 12 50 54.2
15 University of California, San Diego 13 47.8 53.3
16 University of Pennsylvania 14 46.4 46.9
17 University College London 3 46.1 41.8
18 Johns Hopkins University 15 45.4 37.1
19 Swiss Federal Institute of Technology Zurich 1 43.9 33.2
20 Washington University in St. Louis 16 42.1 55
21 University of California, San Francisco 17 41.9 35.8
22 The University of Tokyo 1 41.5 25.3
23 University of Toronto 1 40.9 35.8
24 Imperial College London 4 40.1 35.8
25 Northwestern University 18 39.9 48.8
26 Duke University 19 39.7 55.9
27 University of Michigan-Ann Arbor 20 39.4 41.8
28 University of Wisconsin – Madison 21 38.9 30.3
29 University of Copenhagen 1 38.7 33.2
30 Rockefeller University 22 37.9 33.2
31 University of North Carolina at Chapel Hill 22 37.9 45.9
32 New York University 24 37.2 25.3
33 The University of Edinburgh 5 37.2 42.8
34 The University of Manchester 6 37 34.5
35 Kyoto University 2 36.4 21.4
36 Sorbonne University 1 36.1 25.3
37 University of Minnesota, Twin Cities 25 35.9 34.5
38 The University of Melbourne 1 35.7 42.8
39 University of Colorado at Boulder 26 35.7 31.8
40 The University of Texas at Austin 27 35.6 38.3
41 University of Illinois at Urbana-Champaign 28 35.4 19.2
42 University of Paris-Sud (Paris 11) 2 35.1 19.2
43 University of British Columbia 2 34.8 34.5
44 Karolinska Institute 1 34.7 25.3
45 Tsinghua University 1 34.1 37.1
46 University of California, Santa Barbara 29 33.4 30.3
47 Heidelberg University 1 33.2 28.7
48 Technical University Munich 2 33 25.3
49 The University of Texas Southwestern Medical Center at Dallas 30 33 28.7
50 Vanderbilt University 31 32.8 30.3
51 University of Maryland, College Park 32 32.3 25.3
52 Utrecht University 1 32.3 35.8
53 University of Munich 3 32.2 23.5
54 University of Zurich 2 32 30.3
55 The University of Queensland 2 31.5 37.1
56 King’s College London 7 31.4 30.3
57 Peking University 2 31 34.5
58 University of Helsinki 1 31 28.7
59 University of Geneva 3 30.9 25.3
60 University of Southern California 33 30.8 31.8
61 Ghent University 1 30.7 39.5
62 University of Oslo 1 29.8 13.5
63 Uppsala University 2 29.5 16.6
64 Ecole Normale Superieure – Paris 3 29.3 0
65 Aarhus University 2 29.2 19.2
66 University of Groningen 2 29 19.2
67 Zhejiang University 3 28.3 35.8
68 University of Sydney 3 28.1 28.7
69 The Australian National University 4 28 23.5
70 Boston University 34 27.9 30.3
71 McGill University 3 27.9 19.2
72 Purdue University – West Lafayette 34 27.9 19.2
73 Rice University 34 27.9 35.8
74 Leiden University 3 27.7 28.7
75 Pennsylvania State University – University Park 37 27.7 34.5
76 University of Bristol 8 27.7 23.5
77 Stockholm University 3 27.6 16.6
78 Technion-Israel Institute of Technology 1 27.6 19.2
79 Erasmus University Rotterdam 4 27.5 48.8
80 Georgia Institute of Technology 38 27.5 38.3
81 Mayo Medical School 39 27.3 50.7
82 Swiss Federal Institute of Technology Lausanne 4 27.3 34.5
83 Nagoya University 3 27.2 16.6
84 University of California, Irvine 40 27.2 21.4
85 National University of Singapore 1 27.1 30.3
86 KU Leuven 2 27 33.2
87 McMaster University 4 27 34.5
88 Moscow State University 1 27 0
89 University of Florida 41 27 28.7
90 University of Pittsburgh, Pittsburgh Campus 42 26.9 33.2
91 Carnegie Mellon University 43 26.8 21.4
92 Monash University 5 26.8 28.7
93 The University of Western Australia 6 26.5 25.3
94 The Ohio State University – Columbus 44 26.4 27.1
95 The Hebrew University of Jerusalem 2 26.2 13.5
96 Nanyang Technological University 2 25.9 35.8
97 University of Basel 5 25.9 13.5
98 University of California, Davis 45 25.9 25.3
99 University of Goettingen 4 25.7 21.4
100 The University of Texas M. D. Anderson Cancer Center 46 25.1 31.8

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas