Sport

Renditja e “Seria A”, ja kush janë 10 skuadrat më të shtrenjta në kampionatin italian

Me lëvizjet që skuadrat e “Seria A” kanë bërë në merkato është shtuar kurioziteti për të mësuar sa më parë se si do të shkojë kampionati në fund, por për të mësuar këtë duhet të presim deri në muajin maj, ndërkohë që mediat italiane duke iu referuar ‘Transfermarket’ kanë përgatitur një artikull me 10 skuadrat më të vlefshme për momentin.

Në vendin e dhjetë është Sampdoria, që pas lëvizjeve të kësaj vere, tashmë vlen 150,35 milionë euro. Në të nëntin është Atalanta që kap një vlerë prej 166,85 milionë euro. Një vend më sipër se klubi bergamask është Torino, që kuotohet në shifrën e 187,45 milionë euro. Me një vlerë prej 223,55 milionë euro, në vendin e shtatë renditet Fiorentina.



Në pozicionin e gjashtë shifrat rriten ndjeshëm, aty ku është Lacio e cila vlerësohet se në tregun financiar vlen 342,75 milionë euro. Sipër Lacios, në vendin e pestë është Roma që vlen 399,2 milionë euro.

E katërta është Milani i amerikanëve të Elliott. Klubi “kuq e zi” është ndjeshëm më i shtrenjtë se Roma dhe kuotohet në tregun financiar me një vlerë prej 476 milionë euro. Në vendin e fundit të podiumit, në këtë klasifimin renditet Napoli. Skuadra e De Laurentis, vlen plot 489,5 milionë euro.

Nënkampion në aspektin financiar në Itali është Inter. Skuadra zikaltër kap një shifër prej 557,6 milionë euro, që është ndjeshëm më e madhe se Napoli dhe Milan, por që sërish është shumë larg Juventus. Tetë herë rresht kampionët e Italisë, Juventus në mbyllje të këtij sesioni merkatoje vlejnë 768,5 milionë euro, që ashtu si në fushën e lojës, konfirmojnë edhe një herë diferencën e madhe që klubi torinez ka me rivalët e tjerë italian.

Gjithsesi shifrat shpeshherë nuk përputhen me rezultat dhe për këtë arsye të gjithë kanë të drejtë të ëndërrojnë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas