Mapo Format, Universitet

Rektori i UET Tonin Gjuraj, pjesëmarrës në Konferencën e 3-të ndërkombëtare mbi Arsimin dhe Trashëgiminë Kulturore

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës ka marrë pjesë në konferencën e tretë ndërkombëtare “Education, Heritage and Cultural Studies”, e cila këtë vit u mbajt në Universitetin Erasmus, në Roterdam të Holandës në datat 14 dhe 15 maj.

Si folës kryesor në këtë konferencë që adreson problematika dhe specifika mbi rëndësinë e arsimit, trashëgimisë dhe studimeve kulturore, Prof.Dr. Tonin Gjuraj ndau me të pranishëm nga vende të ndryshme të botës disa specifika të arsimit të lartë në Shqipëri. Tema me të cilën ai u paraqit titullohej “Cilësia dhe Standardet në Arsimin e Lartë: asimetritë brenda sistemit të Arsimit të Lartë në Shqipëri”.
Kjo konferencë ishte organizuar në pesë panele me folës nga Holanda, Shqipëria, Australia, Turqia, rajoni i Ballkanit, etj.



Kjo konferencë e tretë Ndërkombëtare mbi Arsimin dhe studimet mbi Trashëgiminë dhe Kulturën u fokusua mbi sfidat e lidhura me sistemet arsimore në ditët e sotme, studimet kulturore, etj. Gjithashtu promovoi material thelbësor dhe vlera kulturore të trashëgimisë, duke qenë se diversiteti e bën botën më të larmishme.
Temat kryesore të kësaj konferencë silleshin mbi Shkencat Filologjike, Arsimin, Shkencat Sociale, Ekonominë dhe Ligjin.
Diskutimet rreth Shkencave Filologjike përfshinë sfidat e filologjisë në ditët e sotme, qasjet e reja në shkencat filologjike, marrëdhëniet ndërdisiplinore mes gjuhësisë dhe letërsisë, dialogë të kulturave kombëtare në letërsi, gjuha në botën moderne, komunizmi ndërkulturor, analiza letrare dhe gjuhësore, etj.

Sa i përket Arsimit, folësit diskutuan mbi standardet dhe cilësinë e arsimit, pedagogjinë dhe kurrikulat, arsimin profesional dhe këshillimin, të mësuarit gjatë gjithë jetës, programet trajnuese, marrëdhënia mes mësimdhënies dhe të nxënit, aktivitete ekstra-kurrikulare, novacionet pedagogjike, edukimi përfshirës dhe ai i veçantë, etj.

Fokusi i Shkencave Sociale ishte te studimet gjinore, traditat dhe vlerat, emigrimi dhe migrimi, identiteti, diversiteti, feminizmi, tabutë, paaftësia, seksualiteti, spiritualiteti, kultura popullore, kultura digjitale, kultura dhe sjellja, zhvillimi i fëmijërisë dhe shkollimi, etj.

Diskutimet sa i përket fushës së ekonomisë u ndal te menaxhimi i burimeve të trashëgimisë, trashëgimia dhe turizmi, zhvillimi ekonomik i bazuar në trashëgimi, shkrirja e vlerësimeve ekonomike dhe kulturore, menaxhimi i trashëgimisë dhe muzeve në epokën digjitale, etj.

Folësit që përcollën temat e tyre mbi fushën e Ligjit u ndalën te trashëgimia dhe mbrojtja ligjore, kultura, feja dhe politika botërore, kthimi dhe rishpërndarja e pronës kulturore vendeve të origjinës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nga aktet terrorizmit, trafiku i paligjshëm dhe pastrimi i parave, rëndësia ligjore e etikës, etj.

Pjesëmarrësit kontribuuan me artikuj të pabotuar më parë dhe do të botohen në vijim nga revista ndërkombëtare shkencore. Kjo ishte konferenca e tretë e zhvilluar mbi Arsimin dhe Trashëgiminë Kulturore, e cila u zhvillua në Roterdam të Holandës, ndërsa konferenca e dytë u mbajt në Bruksel të Belgjikës më 4 nëntor të 2017-ës.

Të gjitha temat e prezantuara gjatë konferencës janë botuar në një libër, ndërsa punime të përzgjedhura nga konferenca e parë dhe e dytë janë në proces botimi nga Botimet Studimore të Cambridge.

<
>
165e1899-9902-476f-91f9-83752bcebed6 44fcdc92-1d89-4a5c-b5cf-6ede0441f2b3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas