Kronika, Kryesore

Rekrutonte vajza për prostitucion: Burg për kreun e “shoqatës artistike”

I akuzuari për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”, Shpëtim Çekrezi u paraqit për masë sigurie në Gjykatën e Tiranës.

45-vjeçari nga Dardha e Librazhdit hodhi poshtë akuzën, duke thënë se vajzat i çonte në Maqedoni për aktivitete artistike. Ai kishte krijuar shoqatën artistike “Ferdinand Deda” në Tiranë, por, siç provohet nga materiali i “Fiks Fare”, maskonte aktivitetin kriminal të rekrutimit të vajzave për t’i shfrytëzuar si prostituta në Maqedoni, në lokale nate.



Gjykata e Tiranës vendosi ndaj Çekrezit masën e arrestit me burg, ndërsa i pandehuri kërkoi detyrim paraqitjeje duke paraqitur si shkak edhe gjendjen shëndetësore.

Denoncimi vuri në lëvizje edhe policinë, e cila, pas një jave njoftoi arrestimin e Shpëtim Çekrezit me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.

Policia falenderoi edhe emisionin “Fiks Fare” dhe garantoi se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas