Ekonomi

Rekord i zi i Euros, ja çfarë po ndodh në tregun e këmbimit valutor

Euro ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm të këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye me 127.92 lekë, me një nënçmim prej 0.82 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.



Me këto kuota, monedha e përbashkët europiane ka arritur një tjetër rekord të ‘zi’, në 10 vitet të fundit.

Aktorët e tregut presin që me afrimin e verës, nën ndikimin e efekteve sezonale, euro do të nënçmohet më tej dhe mund të shkojë në nivelin e 124 lekëve.

Një nënçmim ditor me 0.5 pikë ka pësuar edhe paundi britanik, duke u këmbyer me 145.42 lekë.

Ndërsa dollari amerikan është këmbyer me 106.52 lekë, 0.24 më shumë se një ditë më parë.

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas