Aktualitet

Rekomandimi për hapjen e negociatave, Mogherini i jep nesër Ramës lajmin e mirë

Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini pritet t’i dorëzojë nesër qeverisë raportin e Komisionit Evropian bashkë me rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Vendimi është marrë, ndërsa sot Mogherini do të përcjellë edhe mesazhin e saj.



Deri në qershor, Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi

Vizita e Mogherinit vjen në kuadër të një turi Ballkanik ku zyrtarja e lartë e BE-së do të vizitojë edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në Shqipëri do të udhëtojë më 23 prill edhe Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ndërkohë më 25 prill kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE