Kronika

Rei, policja fierake me sy të bukur që ju ‘mbyt’ me gjoba…

Policia gjithmonë është perceptuar si një punë për meshkuj. Burrat e fortë dhe me pamje autoritare janë parë gjithmonë si policët idealë.

Por vitet e fundit vihet re një tendencë e re në rritje për policet femra.



Ato shihen si mundësia perfekte për të zbutur tensionet në një ambient që mbetet thellësisht mashkullor. Më poshtë ju prezantojmë Rein policen me sy të bukur që punon në Policinë Rrugore në qytetin e Fierit.

Në foton e publikuar nga policia e shtetit, Rei i bën thirrje shoferëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit pasi në të kundërt e dinë se çfarë i pret.

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Jam Rei, punonjëse e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Prej 3 vitesh punoj në Sektorin e Policisë Rrugore.

Ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”,- shkruhet në postim.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas