Kryesore, Sociale

Regjistrimet në gjimnaz, shkollat hapin dyert për nxënësit e rinj

Gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet është ndër të parët që nisi procesin e regjistrimit të nxënësve në vitin e parë.

Sipas një urdhri të Drejtorisë Arsimore Tiranë të vitit 2015, është bërë një ndarje e shkollave sipas zonave të banimit. Në gjimnazin “Sami Frashëri” regjistrohen nxënës që vijnë nga 3 shkolla 9-vjeçare, “Fan Noli”, “Servete Maçi” dhe “Lidhja e Prizrenit”. Por tek dera presin edhe nxënës nga zona të tjera.



Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi shprehet: “Ka fluks sidomos nga shkolla që nuk i takojnë gjimnazit tonë. Por ata janë të lirë që të dorëzojnë një kërkesë dhe nëse ka kuota të lira, do të marrim një numër të kufizuar nga shkolla të tjera”.

Është drejtori i shkollës që vendos se kur do të nisin regjistrimet, bazuar nga përvoja e mëparshme.

Në gjimnazin “Qemal Stafa”, më i madhi në Shqipëri, regjistrimet nuk kanë filluar ende. Sipas ndarjes, këtu regjistrohen nxënës të 4 shkollave 9-vjeçare./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas