Arkiva 2

Refuzonte të mbante sutjena, shefi e pushon nga puna

Një 25-vjeçare është pushuar nga puna, pasi refuzoi që të vishte sutjena kur punonte. Ngjarja ka ndodhur në provincën Alberta të Kanadasë. Christina Schell u pushua pasi refuzoi që të zbatonte kodin e veshjes, ku i kërkohej që të mbante sutjena poshtë bluzës.

Ajo thotë se zgjodhi të akuzonte pronarin për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi për punonjësit meshkujt nuk kishte kaq shumë kufizime në kodin e veshjes sa për vajzat. 25-vjeçarja, e cila preferon të mos mbajë sutjena poshtë bluzës, akuzon ish-eprorin për shkelje të barazisë gjinore.



Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një McDonald’s, ku një vajzë 19-vjeçare e quajtur Kate Gosek, u pushua nga puna për shkak se nuk vishte sutjena poshtë bluzës.

19-vjeçarja, e cila thotë se nuk mban sutjena për arsye rehatie, mori telefonatë nga njëri prej shefave, i cili i kërkoi ndjesë për pushimin nga puna, dhe sqaroi gjithashtu se nuk ka asnjë rregull specifik për punonjëset femra sa i përket kodit të veshjes.

Nga ana tjetër, Christina Schell është në pritje të kërkesës që bëri, ku u ankua për shkelje të të drejtave të  njeriut.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas