Politika

Refugjatët/ Deputeti i LSI: Vlahutin flet pas Ramës, thotë të njëjtat gjëra. Kush e beson?

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të ambasadores së BE në vendin tonë për çështjen e migrantëve.

Nga Shkodra, ambasadorja Vlahutin tha se nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri, dhe se hapja e negociatave nuk mund të kushtëzohet me pranimin e refugjatëve.



Duke komentuar këto deklarata, deputeti i LSI-së thotë se “Vlahutin gjithmonë flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra si ai”.

Ai ngre pikëpyetjen “si mund të besohet ambasadorja Vlahutin kur flet për refugjatët”, duke shtuar: “Pse nuk hesht xhanem”.

POSTIMI I PLOTË:

“Po si mundet të besohet Vllahutin kur flet për refugjatët? Pse nuk hesht xhanëm.

Vllahutin foli nga Shkodra për refugjatët.
Gjithmone ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra si ai.
Kush e beson? Askush.

Gjermania thotë me gojën plot na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatët. Vllahutin thotë jo.
Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca, etj etj, Vllahutin prapë thotë jo.

Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISIS ndërsa Vllahutin thotë jo.
Pse nuk hesht xhanëm?

Sepse po kjo Vllahutin na tha me gojën plot që 99% e drogës ishte asgjesuar, se krimi i organizuar po luftohej me rezultate mbresëlënëse, se reforma në drejtësi po fluturonte gjithashtu.

Ndërsa sot këto “suksese” të mëdha që lanë pa gojeë Vllahutinin, janë kushtet kryesore, që pengojnë hapjen e negociatave.
Vllahutin nuk di të heshtë.

Por sot ajo flet me veten e saj, pasi askush nuk e dëgjon dhe aq më pak ta besojë.
Ka ardhur koha për të ikur, bile sa më parë dhe në heshtje bile, sepse çdo fjalë më tej është thjesht zhurmë, murmurimë faji dhe asgjë më shumë.

Shqiptarët duhet t’i fshijnë nga memoria ata të cilët i kthyen vuajtjet e tyre në perfitime dhe perspektiven e integrimit në një rrugë të errët dhe në një ëndërr të ndaluar”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas