Op Ed

Refreni “Arritën barbarët”, një sjellje e Ramës, që i dënon me vdekje negociatat

Nga Ilir Nikolla

Letra e fundit që Edi Rama hodhi në bursën e integrimit të shqiptarëve në Europë ishte një polici ndërkombëtare që do të përpiqet t’i ndalojë “djemtë e shqipes” të shkojnë ku të munden, ku të duan apo ku të ëndërrojnë. Precedentët e epokës moderne, pra të epokës pasi “bijtë e shqipes” fituan të drejtën të fluturojnë ku t’ju dojë e bardha zemër, flasin për mos-qeverimin fuqiplotë të ish-komunistëve.



Pas zulmës së 2010-s, shqiptarët arritën atë që fizikanët e quajnë “ekuilibër dinamik”, pra, largimin vjetor nga Shqipëria të të njëjtit numër shqiptarësh (afërsisht), me atë që kthehej në atdhe.

Por, gjatë vizitës së Edvinit në Vjenë, për herë të parë në epokën moderne, pra në epokën “Berisha”, kryeministri i Shqipërisë negocion me autoritetet e Perëndimit, që të garantohet “Ndalimi i shqiptarëve që të arrijnë vendet e Perëndimit”.

Edi Rama ka në përkujdesje vetëm parandalimet që atij i duken se i pengojnë propagandën brukseliste, prandaj në vizitat e tij të fundit nëpër BE, pika e pare e bisedimeve nuk është lehtësimi i lëvizjes së shqiptarëve, por ndalimi i saj, ose në rastin më anti-kryeministror, taksimi adekuat i kësaj lëvizjeje.

Shfaqjet propagandiste ku Edi Rama tregohet një kryeministër i paaftë të tregojë se sa shqiptarë largohen nga vendi apo sa “latitantë” fshihen në të, është një stratagjemë për të fshehur jo-qeverimin e vendit, apo më keq akoma, administrimin e tij prej narko-strukturës.

Rama në Vjenë po rrëfen nevojën urgjente që ka për status quo, nevojën qe ka për fasadën e kontrollit të kufijve, shtypjes së kriminelëve dhe ortakërisë me “të iluminuarit” e korruptuar të Europës.

Kjo nevojë është një hall i madh politik, është një kapsllëk që rrezikon mbijetesën, prandaj, propaganda e tipit “arritën barbarët e Shqipërisë, prandaj më mbani” është një butafori që rrëfen mungesën e alternativave, mungesën e ministrave rezervë…dhe ç’është më fatalja, mungesën e kamikazëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas