Media

Reformë në tregun e medias

Shoqata e Mediave Elektronike i ka paraqitur Autoritetit të Mediave Audiovizive një draft me disa ndyshime që duhen bërë në ligjin për mediat.

Ndryshimet synojnë përmirësmin e pavarësisë së mediave televizive, rregullon tregun e reklamave, rrit cilësinë transmetimeve, si dhe mbron publikun nga lajmet e rreme.



“Të krijohet një fond i transmetimeve nëpërmjet një përqindjeje nga tarifa për përdorimin e aparatit televiziv, që do të përdoret për mbështetjen e mediave private.

Sot publiku e paguan tarifën, që shkon e gjitha për televizionin publik, ndërkohë që publiku që paguan për televizionin shtetëror, çdo natë dhe çdo ditë sheh televizionet private në masën 98 për qind”,- deklaroi Aleksandër Frangaj, kryetar i Shoqatës së Mediave Elektronike.

“Brenda ligjit është parashikuar një mbrojtje e veçantë për teleshikuesin që janë dëmtuar nga lajme të rreme, që e detyron median për ta përgënjeshtruar edhe përmes një bordi etike që do të krijohet detyrimisht brenda çdo televizioni”,- shtoi Carlo Bollino, i “Report TV”.

Ky projektligj, i cili është i ngjashëm me atë të vendeve të tjera të Europës mbështet edhe pajisjen e publikut me dekodera pas vendimit për fikjen e sinjalit të transmetimeve analoge.

“Parashikohet që nëpërmjet tarifës së përdorimit të aparatit, një përqindje e saj e caktuar të shkojë për pajisjen me dekodera falas për të gjithë qytetarët e këtij vendi”,- u shpreh më tej Aleksandër Frangaj.

“Do të kërkojmë edhe projektligje të tjera, që t’i shërbejnë konkurrencës, që kur merren lajmet të detyron që të vendosin emrat përkatës të televizioneve që e transmetojnë”,- thotë Irfan Hysenbelliu i Focus Group.

Kreu i AMA-s mbështet këtë projektligj, ku parashikohet edhe rregullimi i profesionit të gazetarit.

“Unë mendoj që ky ligj do të tejkalojë këtë fazë, kur gazetari ka kontrata 6-mujore, 1-vjeçare, shpesh i padeklaruar dhe me paga të një fasoni, sidomos në televizionet periferike”,- shtoi kreu i AMA-s, Gentian Salaj.

Krijimi i një fondi për të mbështetur mediat private nuk le shteg për ndërhyrje në pavarësinë e medias, pasi ky fond nuk krijohet nga buxheti i shtetit, por nga tarifa e publikut për përdorimin e aparatit televiziv./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas