Kryesore

Reforma në Drejtësi, Ruçi: Të nisim komunikimin! LSI: PD, gati për bashkëpunim

Në sallën e Kuvendit zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

“Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës.
“Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo Kuvendi dhe qeveria duhet të reshtë së ekzistuari”.

Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se “seanca do të vazhdojë normalisht në pritje të një përgjigjeje të kreut të grupit parlamentar të PD. Pas kësaj do të thërras të tre drejtuesit për të kërkuar dialogun që ju kërkuat”.



“Unë, siç e kam deklaruar edhe herrë tjetër, kam inkurajuar dhe mbështes dialogun për të kapërcyer mbi luftën politike të ditës dhe axhendës normale politike të partive politike.

Sigurisht që kemi gjëra që na ndajnë, por kemi plot gjëra që na bashkojnë siç është reforma në drejtësi dhe unë e përgëzoj grupin parlamentar të LSI që është e gatshme për dialog.

Sigurisht unë e kam inkurajuar atë dhe përsëri jam në dispozicion të funksionimit të këtij dialogu. Prandaj kërkoj që shërbimet e Kuvendit, mundësisht të komunikojnë edhe me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së dhe në një moment gjatë zhvillimit të seancës të ulemi për të diskutuar të dy projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar që janë të përfshira në rendin e ditës.

Ashtu sikurse do mbështes edhe propozimin tjetër, pavarësisht nga vakanca e lejes në muajin gusht që është një e drejtë, nëse do të duhet për tu thirrur Kuvendi që institucionet e tjera që kanë të bëjnë me hapjen e rrugës së kandidatëve që ka Presidenti apo Kuvendi, si për Gjykatën Kushtetuese, ashtu edhe për Gjykatën e Lartë, nuk do të resht, dhe besoj këtu shpreh edhe vullnetin e të gjithë deputetëve, në çdo kohë për thirrjen e Kuvendi për këtë çështje,” tha Ruçi me anë të një deklarate.

Jashtë sallës së Kuvendit, Luan Rama u shpreh se nga kontaktet që ka pasur me PD edhe ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar për kalimin e këtij prag kolapsi të sistemit të drejtësisë.

“Jemi pjesë e së njëjtës opozitë, misioni është kthimi në normalitet e kushtetueshmërie të kësaj reforme. Reforma në Drejtësi është një sfidë kombëtare dhe ka nevojë për angazhimin e të gjitha forcave politike. Propozimet janë racionale, e duhet të gjejnë mbështetje. Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe PD mbetet e gatshme për bashkëpunim. Jemi përballë një kolapsi institucional do të bllokohen gjykatat. S’besoj se çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen me njëanshmëri”, u shpreh Luan Rama.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë. Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas